Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së i ftuar sot në emisionin “Rruga drejt” në Alsat tha se arrestimet e fundit që po u bëhen ish-funksionarëve të VMRO-DPMNE-së ditëve të fundit janë arrestime politike me qëllim që partia në pushtet të mbulojë skandalet dhe idiotësitë që kanë bërë kohët e fundit, gjithashtu duke i përdorur edhe për zgjedhjet presidenciale që po afrohen.

Së pari kur flasim për rastin konkret, duhet të kemi parasysh se dje në deklaratë gjykatësja Kacarska deklaroi se fjalimet janë gati, pra në njëfarë mënyre ajo i ka dënuar të gjithë ata njerëz që janë në procesin e parë për 27 prillin. Ne si parti konsiderojmë se ky është rast politik, me qëllim që LSDM-ja të mbulojë të gjithë skandalet  dhe idiotësitë që kanë bërë kohët e fundit, duke u afruar drejt zgjedhjeve presidenciale. Duke mos pasur se çfarë t’u ofrojë njerëzve, u ofron, të them, arrestime të tilla sensacionale të isha funksionarëve të VMRO-DPMNE-së. Kështu që gjyqësori në Maqedoni duhet të lirohet nga prangat e LSDM-së dhe duhet të vijë dita kur proceset në gjykatë dhe prokurori të mos dirigjohen. Dhe në këtë drejtim është dhe deklarata e kryetarit tonë. Mendoj se s’ka shtet në Evropë dhe më gjerë, përveç se në ndonjë vend afrikan ku kemi 8 deputetë të cilët kërcënohen me heqjen e imunitetit si deputetë dhe një pjese i ishte marrë, dhe më vonë për shkak të arsyeve që të gjithë i dimë, iu ishte kthyer mandati. Njerëz ishin në paraburgim dhe ishin liruar nga paraburgimi ditën e votimit, etj. Kështu që i gjithë rasti që po mbahet dy vjet aludon vetëm në një marketing politik me qëllim që të mos flitet për problemet reale të qytetarëve- Vladimir Nelloski, VMRO-DPMNE.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zaev: Mund të koalicionoj me të gjithë, Mickoski për shkak nacionalizmit nuk mundet

Ish kryeministri Zoran Zaev, ka thënë se po bisedon me të gjitha…

Rrufeja vret bariun 46-vjeçar nga fshati Dorfuli

Dje rreth orës 20:00 në Stacionin Policor të Shën Nikollës është raportuat…

Tërmet në Resnjë

Tërmeti me madhësi 2.5 ballë është regjistruar sot me një epiqendër 4…

Aksioni policor në Haraçinë, sekuestrohen 2.2 kilogram heroinë

Polica e Shkupit me një urdhër gjyqësor ka bërë bastisje në një…

Sela pranon ftesën e Ahmetit, por kërkon rend dite dhe datë të re për takimin e liderëve shqiptar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, është përgjigjur në lidhje me…