Negociatat për hyrjen e Ukrainës në Bashkimin Evropian (BE) duhet të fillojnë këtë vit, ka thënë të hënën kryeministrja estoneze Kaja Kallas.

Ndryshe, Kievi nisi një përpjekje për t’u bashkuar me bllokun më të pasur tregtar në botë vitin e kaluar, pas fillimit të agresionit rus.

Dhe në këtë drejtim ka entuziazëm – për anëtarësimin e Ukrainës – nga disa kryeqytete të BE-së, pavarësisht shqetësimeve se mund të duhen vite, potencialisht dekada deri te një gjë e tillë.

“Ne shpresojmë që Ukraina do të jetë në gjendje të fillojë negociatat e anëtarësimit me BE këtë vit”, ka thënë Kallas.

Megjithatë, ajo pranoi se do të ishte një “proces i vështirë”, duke shtuar se Ukraina duhet “të përmbushë 100% të kushteve” të vendosura nga Brukseli.

“Unë mendoj se ju duhet të shfrytëzoni këtë mundësi, këtë dritare, për të ndërmarrë reforma të ashpra”.

Për t’u anëtarësuar në BE, një vend duhet të përmbushë disa kritere ekonomike, politike dhe sociale, përveç angazhimit për parimet demokratike.

Kallas foli së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë një vizite në Zhytomyr në Ukrainën perëndimore. Ai i përshkroi bisedimet e tyre si “shumë të frytshme”.

Estonia është një mbështetëse e vendosur e Ukrainës kundër Moskës, duke ofruar ndihmë ushtarake dhe financiare, si dhe duke pritur më shumë se 40,000 refugjatë ukrainas.

Bisedimet midis dy udhëheqësve u përqendruan në “armët, municionet dhe trajnimin [ushtarak]”, sipas Kallas, e cila po vizitonte Ukrainën për herë të parë që nga fitorja dërrmuese e partisë së saj në zgjedhje muajin e kaluar.

Ajo u bëri thirrje vendeve të tjera evropiane që të tregojnë “vendosmëri” dhe “shpejtësi” në furnizimin me armë të Kievit, ndërsa ai përgatitet për një kundërofensivë të mundshme pranverore.

Kievit iu dha statusi i kandidatit në qershor 2022, katër muaj pasi tanket ruse kaluan kufirin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Parlamenti Evropian miraton hyrjen e Kroacisë në Eurozonë

Parlamenti Evropian në seancën e mbajtur në Strasburg me shumicë dërmuese e…

Kreu i inteligjencës ushtarake për Ukrainë: Lufta do të përfundojë deri në fund të vitit

Kreu i inteligjencës ushtarake i Ukrainës thotë se lufta me Rusinë po…

Irani thotë se vrasja e komandantit e dobësoi luftën kundër IS-it

Komandanti ushtarak i Iranit, Qasem Soleimani, i cili është vrarë muajin e…

Rusia vazhdon të terrorizojë dhe vrasë civilë në Ukrainë – po shkatërron edhe infrastrukturën energjetike

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Rusia po terrorizon dhe vret civilë…

Fejzi Aziri: Brenda 10 ditëve do të dorëzoj prova dhe argumente për porositësit dhe ekzekutorëve të vërtet të “Monstrës”

Fejzi Aziri në fjalën e tij ka thënë se ky aktvendim është…