Dyshohet se në fshatin Dreth të Leposaviqit, gjendet një varrezë masive me 23 shqiptarë të vrarë në kohën e luftës.

Kushtrim Gara nga Komisioni qeveritar për të pagjeturit thotë për RTV Dukagjinin, se pos fshatit Dreth, dyshohet se edhe në tri lokacione tjera në Kosovë mund të ketë varreza masive.

“Pos fshatit Dreth, për varreza masive kemi dyshime edhe në fshatin Marinë  të Komunës së Skenderajt dhe disa lokacione tjera në pjesë të ndryshme të Kosovës”, deklaroi Gara.

Kryetari i KLMDNJ për rajonin e Mitrovicës, Halit Berani thotë se ka dyshime që në këtë lokacion janë vrarë 23 intelektualë nga Mitrovica.

“Në atë vend kanë rënë në dorë të kriminelëve serbe 23 shqiptarë, të gjithë intelektualë, në mesin e të cilëve është edhe vëllai im. Me 19 prill janë zënë dhe janë pushkatua. Në mesin e tyre dy kanë shpëtua”.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për persona të pagjetur pritet të mbajë një mbledhje për të diskutuar për disa lokacione tjera që dyshohet se mund të ketë varreza masive.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu ka thënë se janë në pritje të imazheve satelitore për lokacionin e saktë të varrezës së dyshuar masive./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…