Raportet mujore të Sistemit shtetëror për monitorim automatik të cilësisë së ajrit në Tetovë, tregojnë se në vitin 2021 ka pasur 132 ditë me ajër të ndotur, gjegjësisht ditë në të cilat është tejkaluar kufiri i grimcave të dëmshme PM10, pra më shumë se 50 metër kub.

Në një vit kalendarik, sipas standardeve botërore shëndetësore nuk duhet të ketë më shumë se 35 ditë me ajër të ndotur.

Më së shumti (ose 28 ditë) ka pasur në muajin dhjetor 2021, nëntor (22 ditë), janar (18 ditë). Vetëm në muajin shtator nuk ka pasur asnjë ditë të ndotur.

“Ajri më i ndotur është në muajt kur ka më shumë ndikim nga ngrohja me dru. Është e tepërt që pesë muaj të kemi ajër të ndotur. Janë zbuluar arsyet dhe pasojat, prandaj duhet të ketë zgjidhje radikale, masat e tanishme nuk janë të mjaftueshme”, tha mjeku Ratko Davidovski, specialist i higjienës dhe ekologjisë shëndetësore pranë Qendrës për Shëndet Publik në Tetovë.

Ai shtoi se ballafaqimi afatgjatë me ajrin e ndotur sjell pasoja të rënda në shëndet.

Tetovarët prej kohësh janë ballafaquar me ajrin e ndotur, ndërsa gjendja më e rëndë ka qenë në vitin 2015, kur brenda 365 ditëve të vitit, 350 kanë qenë me ajër të ndotur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

“Nuk mjafton vetëm izolimi social” OBSH del me thirrje të fortë: Kujdes nga pandemia që po rrezikon botën! Ndiqni këto këshilla

E gjithë bota ka vendosur masa të rrepta për të izoluar përhapjen…

Nënpresidentja amerikane Harris kritikon ashpër metodat frikësuese të Kinës në Azi 

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara Kamala Harris kritikoi ashpër politikën e jashtme…

FBI-ja sekuestron telefonin e aleatit kryesor të Trumpit

Republikani Scott Perry, një aleat kryesor i ish-presidentit Donald Trump tha se…

Policia e Maqedonisë ndalon Marin Memën teksa xhironte emisionin për shqiptarët e Prilepit (VIDEO)

Gjatë mbrëmjes së sotme emisioni Gjurmë Shqiptare nga gazetari i njohur, Marin…

Wigemark: EULEX’i pati rol në gjetjen e mbetjeve mortore në jug të Serbisë

Diplomati Lars-Gunnar Wigemark përmes një retweet’i në llogarinë e tij ka treguar se…