Projekti “Ndërtojmë 145 salla sportive në shkolla” ishte meritë e VMRO-DPMNE-së, edhe atë për ta përmirësuar sportin në shkolla fillore. Në qeverisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, tashmë i arratisur në Hungari si i akuzuar për vepra penale, nuk arriti ta përmbushë premtimin. Meqenëse projekti nuk u arrit të realizohet i plotë, por tani në qeverisjen e Zaevit realizohet me vështirësi, shkruan Fol.

Së fundmi, sallë e re sportive është ndërtuar në fshatin Shipkovicë të Tetovës, gjegjësisht në shkollën fillore “Rexhep Voka”. Të pranishëm kanë qenë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ministri i Arsimit Arbër Ademi dhe zv.ministri i mbrojtjes, Bekim Maksuti.

Në qeverisjen e Gruevskit, gjatë hapjes solemne të sallave sportive, u mësuam ta shohim ish-kryeministrin, edhe atë duke gjuajtur me top në gol, si simbolikë e një politikani që di të shënojë fitore, por kësaj here në mungesë të Gruevskit i cili është në arrati, stilin e tij e ka ndjekur Ali Ahmeti. Në rrjetet sociale, lexuesit janë tallur nëse Gruevski e ka nisur për “bedel” Ahmetin në përurimin e sallave. Në fotografi shihet se si Ahmeti në pikën e bardhë të penaltisë është pozicionuar drejt golit ku qëndronte zv.ministri Maksuti. Thuhet që i ka shënuar gol, duke u duartrokitur nga bashkëpartiakët e tij dhe të pranishmit. Të njëjtën gjë e bënte edhe Gruevski, duke u shfaqur si fituesi në të gjitha fushat, jo vetëm politike.

Ndërkohë, kujtojmë opinionin se kur Gruevski ishte kryeministër, ishte i pari që vizitoi banorët e prekur nga përmbytjet e disa viteve më parë në Shipkovicë, por jo edhe Ali Ahmeti i cili njihet si simbolikë e UÇK-së ku u zhvilluan luftime të ashpëra në këtë fshat, i cili i la banorët të zhgënjyer. Ndëra njëri prej prindërve, i cili humbi dy fëmijët e tij në këto përmbytje, atëkohë i dhuroi mirënjohje Gruevskit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

BE-ja premton 205 milionë euro ndihmë shtesë për Ukrainën

Bashkimi Evropian (BE) ka premtuar ndihmë shtesë prej 205 milionë eurosh për…

Radev: Së pari bullgarët në Kushtetutë, pastaj Maqedonia në BE

Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut nuk ka alternativë dhe është qëllim…

Kovaçki pyet se si është e mundur 1 ton drogë të kalojë përmes Aeroportit të Shkupit

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki në konferencë për shtyp tha se kanë…

Pesë persona arrestohen nga policia në një koncert në Shkup, u gjendet drogë

Me datën 14/15.05.2022 nga ana e zyrtarëve policorë të Njësitit për tregti…

Prof. Nexhat Ibrahimi: 30 vite miqësi, sot jam tradhëtuar nga Shaqir Fetahu, që kandidon për Reis

Rrahja, goditjet me shufra gome e druri, me karrige metali, grushtimi e…