Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e sotme në një operacion bastisje në Mitrovicën e Jugut në një banesë kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 67 aparate për prodhimin e kriptovalutave.

Sipas njoftimit, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale  në Mitrovicën e Jugut, nën dyshime të arsyeshme për veprimtari të kundërligjshme në orët e pasdites së sotme kanë realizuar një bastisje.

“Si rezultat i  hetimeve është arritur të lokalizohet dhe identifikohet lokacioni, me ç’rast  bastisja është realizuar në një banesë në rrugën ‘Fan Noli’ në Mitrovicën e Jugut. Gjatë  bastisjes  për veprimtari të kundërligjshme janë  gjetur dhe sekuestruar 67 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se për pajisjet e gjetura dhe  veprimtarinë e  kundërligjshme hetuesit policor kanë identifikuar personin e dyshuar.

“Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e sekuestruara është njoftuar prokuroi i çështjes i cili ka  sugjeruar që për  veprime të mëtejme hetimore  lidhur me rastin dhe pajisjet e sekuestruara të merren autoritetet doganore”.

Ndërsa, po sot në fshatin Surkish të Podujevës janë konfiskuar tri aparate për prodhimin e kriptovalutave.

Ditë më parë Qeveria e Kosovës mori vendim për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në vendin tonë, për shkak të krizës energjetike.

Lidhur me këtë vendim, Qeveria e Kosovës në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se vendimi është marrë duke u bazuar në rekomandimet e Komitetit Teknik për “Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë”.

Ndryshe, Ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur më 4 janar 2022, se do të ndalohet prodhimi i kriptovalutave në të gjithë territorin e Kosovës për shkak të krizës energjetike. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Inflacioni në eurozonë pritet të arrijë në 4.8 për qind mes rritjes së çmimeve të energjisë

Inflacioni do të mbetet i lartë në të gjithë eurozonën, të paktën…

Lehona 26-vjeçare ndërron jetë në Spitalin e Gjinekologjisë në Çair

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se në Spitalin e Gjinekologjisë “Nënë Tereza”…

Tahiri: Vëmendja e Këshillit të Evropës është në Ukrainë, jo në Kosovë

Deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, tha se takimi në Komunitetin…

Eurodeputetët: Të korrigjohet gabimi për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Parlamenti Evropian miratoi Rezolutë në të cilën kërkohet që BE-ja të fillojë…

Mogerini: Refuzimi i Shkupit dhe Tiranës është më shumë se shans i humbur, ai është gabim historik

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme të BE-së në largim, Federika…