Javën e ardhshme, një grup pune i ministrave do të paraqesë versionin e Ligjit për origjinën e pronës . Zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski, nuk shpalos se cilat institucione do të kontrollojnë pronën e qytetarëve.

Për të gjitha detajet do t’ju lutem të keni durim. Kemi dhënë informacionin përkatës edhe nga unë edhe nga grupi i punës dhe interesi është me të vërtet i madh. Mirëpo, le të presim që të kemi propozimin përfundimtar që do ta diskutojmë”, tha Lupço Nikollovski, zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit.

Nikollovski nuk bën të ditur se si do të kontrollohet origjina e pronës së gjykatësve dhe prokurorëve publik në rastet nëse ata e kanë fituar atë në mënyrë të paligjshme në emër të një shërbimi eventual për aktgjykim ose aktakuzë. Zëvendëskryeministri shprehet se prona do të kontrollohet te të gjithë qytetarët.

Kjo është diçka që miratohet pas 30 vjetësh. Propozimi do të ketë afat përkatës kur të gjithë do të duhet ta paraqesin pronën, do të ketë kufi të caktuar përtej të cilit do të kontrollohet, kështu që edhe Ligji do të zbatohet te të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh nëse ata janë prokurorë, gjykatës, prokurorë ose gjykatës, ne duhet t’i zgjidhim gjërat në mënyrë sistematike, pikërisht për këtë arsye do të hapim debat të tillë dhe jemi duke punuar me shumë mund pikërisht në atë zgjidhje sistemore”, pohoi Lupço Nikollovski, zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit.

Me Ligjin për origjinën e pronës do të ketë prag prej 30.000 euro. Nëse ndonjë person nuk ka arsyetim prej nga e kanë origjinën paratë e tij, atëherë institucionet do të kontrollojnë se nga vijnë. Sidoqoftë, në rast se vërtetohet se paratë janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme, nuk është e qartë deri tani se cili do të jetë dënimi për atë person, sepse ende nuk është përkufizuar./Alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…