Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi do të mbajë seancë për verifikimin e mandateve të deputetëve të rinj që duhet të zëvendësojnë deputetët aktual që janë zgjedhur kryetarë komunash, pas marrjes së rezultateve zyrtare nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Vendet e kryetarëve të zgjedhur në Kuvend duhet t’i zënë kandidatët e radhës në listën e partive politike.

Kjo është dakorduar në koordinimin e rregullt të sotëm të Xhaferit me përfaqësues të partive politike.

Në zgjedhjet lokale për kryetarë komune u zgjodhën Kostadin Kostadinov nga LSDM, Darko Kostovski, Timço Mucinski, Ivan Jordanov dhe Kiril Peçakov nga VMRO-DPMNE dhe Bilall Kasami nga BESA.

Nga Kuvendi informojnë gjithashtu se kryeministri Zoran Zaev ende nuk e ka dorëzuar dorëheqjen në Kuvend. Në takimin e sotëm koordinues me Xhaferin nuk është diskutuar fare për hapat e ardhshëm që do të pasonin pas deklaratës së mbrëmshme të Zaevit se po jep dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Sipas nenit 219 të Rregullores së Kuvendit, “Qeveria, kryeministri ose një anëtar i Qeverisë mund të japë dorëheqje. Dorëheqja e Qeverisë ose e kryeministrit i paraqitet kryetarit të Kuvendit me shkrim dhe mund të shpjegohet… Dorëheqja e Qeverisë ose e kryetarit të Qeverisë, kryetari i Kuvendit ua dorëzon menjëherë deputetëve dhe presidentit të Republikës”.

Më tej sipas nenit 220 thuhet se “Kuvendi në seancën e parë të radhës, pa debat, konstaton se mandati i kryeministrit, Qeverisë apo anëtarit të Qeverisë, përfundon në ditën e mbajtjes së seancës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Të mos stigmatizohen të prekurit nga koronavirusi dhe ata në karantinë

Krizat janë kohë kur njerëzimi vihen në test. As të prekurit nga…

Zelensky bën thirrje për ‘përgjigje të fortë globale’ ndaj agresionit rus në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, në fjalimin e tij vonë të premten, duke…

Osmani për vizat: Shkoj me shpresë në Bruksel, por pa shumë pritshmëri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se niset me shpresë drejt…

Zaev: BDI është e zhytur në korrupsion

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka deklaruar gjatë intervistës për emisionin “Shqip” të…

Mbi tre milionë të infektuar me koronavirus në Gjermani

milionë, njoftoi Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve Infektive, Robert Koch. Numri i…