Situata me zjarret në Kosovë është nën kontroll në gjithë vendin, megjithëse disa vatra janë ende të pashuara plotësisht. Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi për marrëdhënie ndërkombëtare dhe publikun në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, Nehat Koçinaj.

Koçinaj deklaroi se raporti i datës 7 gusht bën të ditur se situata është e menaxhushme.

“Falë gjitha rrethanave dhe reagimit nga momentet e para të shfaqjes së zjarreve, situata konsiderohet nën kontroll në gjithë vendin. Nga raporti i orës 11.00 dt. 07.08.2021 i Qendrës Operative të Agjencisë Menaxhimit Emergjent MPB, situata është e menaxhueshme në gjithë vendin. Vatra te zjarrit ende të pa pushuara plotësisht mbetet e parkut kombëtare Bjeshkët e Rugovës Shtupeq, dhe Rajoni i Gjilanit, zjarri në Komunën e Vitisë fshati i ri. Të dytë janë në kontroll dhe menaxhohen nga forca operative në vendngjarje”, deklaroi ai.

Ndryshe, edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se gjatë ditëve në vijim, njësitet e FSK-së do të vazhdojnë të bëjnë vëzhgimin e terrenit si dhe vlerësimin e situatës në vendin tonë, me qëllim reagimin në kohë për shpëtimin e jetëve të njerëzve, pasurisë së qytetarëve dhe minimizimin e pasojave.

Për situatën e krijuar me zjarre, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe përmes raportit 24 orësh. Në raport thuhet se në 24 orët e fundit ka arrestuar një person, i cili i kishte vënë zjarr arës së tij, e që më pas zjarri është përhapur. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…