E pyetur për ndryshimet kushtetuese të cilat duhet t’i bëjë Maqedonia e Veriut për të vazhduar rrugën drejt BE-së, ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Angela P. Aggeler tha se funksionarët duhet të veprojnë sa më parë në interes të qytetarëve, përcjell TV21. Aggeler tha se SHBA-të mbështesin gjithçka që afron vendin drejt Bashkimit Evropian.

“E inkurajojmë udhëheqësinë dhe funksionarët e zgjedhur të këtij vendi të veprojnë në interes të qytetarëve të tyre dhe të veprojnë sa më parë, të bëjnë ndryshimet e duhura që do të mundësojnë hapjen e negociatave aderuese drejt BE-së. E dimë se janë vendime të vështira për këtë vend. Qytetarët e këtij vendi tashmë kanë marrë vendime të vështira por ne do të mbështesim gjithçka që do të iu afrojë drejt BE-së”, tha mes tjerash Aggeler.

Ndryshe, deri në muajin nëntor të këtij viti, vendi duhet të realizojë ndryshimet kushtetuese ku parashihet futja e bullgarëve në Kushtetutë, me qëllim hapjen e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Micotakis: Nuk do ta bllokojmë Maqedoninë e Veriut, por kushte do të vendosim

Greqia nuk do të bllokojë ambicien e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së…

Njoftim për panairin “PRISHTINA 2021”

Në Prishtinë u nënshkrua marveshja ,ndërmjet Odës ekonomike të R.Kosovës dhe Institutit…

Austria e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

LAJME / KOSOVË Austria e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e…

Problemet me ujin në Tearcë, “BESA” kërkon dorëheqjen e kryetarit të Komunës

“Për fat të keq sot, Instituti i Shëndetit Publik në Tetovë, ka…

Çekia po bëhet gati për festivalin e filmit

Një nga ngjarjet kryesore kinematografike në Europën qëndrore dhe lindore Festivali i…