Në Qeverinë Kurti së shpejti do të ketë ndryshime. Ministri i deritashëm i Mbrojtjes Armend Mehaj, do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Burimet e RTKlive thonë se për ministrin Mehaj ende nuk dihet nëse do të transferohet në ndonjë pozitë në institucionet e Kosovës, apo do të kthehet në vendin ku ka jetuar e punuar në Norvegji.

Të njëjtat burime konfirmojnë se kryeministri Kurti ka pranuar dorëheqjen e ministrit Mehaj, i cili ka kërkuar lirimin nga detyra. Sipas burimeve të RTKlive, Mehaj ka ofruar dorëheqje për arsye familjare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

A do të kthehet Janeva?!

Kryeprokurorja speciale, Katica Janeva e cila kohëve të fundi është protagonistja kryesore…

Osmani flet me presidentin e Letonisë- liberalizimi i vizave temë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur me presidentin e Letonisë, Egils…

Ukrainë-Legjioni ndërkombëtar tashmë është krijuar dhe po mbron Kievin

Rada supreme e Ukrainës ka njoftuar në kanalin e saj në Telegram…

Scholz: BE-ja të përcaktojë shpejtësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe tri vendeve të tjera

Kancelari gjerman Olaf Scholz u deklarua duke arritur në samitin e BE-së…

BE, çmim tavan për energjinë elektrike

Synohet frenimi i rritjes marramendëse 200 euro për megavat orë, kaq është…