Presidenca e Kosovës ka reaguar pas lajmeve të publikuara sot se po mendohet për një ndryshim territoresh në Ballkan. Këshilltari për mediat i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, për mediat në Kosovë ka thënë se lajmi i publikuar në mediat sllovene është i rremë.

Më tej ai është shprehur se Presidenca nuk do të përfshihet në asnjë tryezë ku diskutohet për ndryshime të kufijve të territorit të Kosovës.

Ne nuk mund t`i komentojmë artikujt e mediave. Sido që të jetë, pas komunikimit me ta, përfaqësuesit e shtetit slloven kanë bërë të ditur se artikulli të cilit i referoheni ju është një lajm i rremë, ndaj ekzistenca e tij është mohuar nga autoritetet sllovene. Po ashtu, një gjë të tillë e kemi konfirmuar edhe pas bisedave që kemi pasur me Brukselin.

Qëndrimi i Presidentes Osmani është i njohur. Nuk pranojmë dhe nuk do të jemi pjesë e asnjë lloj dialogu që temë diskutimi e ka territorin e Republikës së Kosovës, që prekë tërësinë territoriale dhe rendin kushtetues të saj”, ka thënë Kupina.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zyra e Kryeministrit: S’kemi marrë ftesë për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj

“Datat, vendet dhe agjendat e takimeve kanë kuptim dhe zbatim kur merremi…

Qeveria dorëzoi në Kuvend Propozim/Ligjin për shtetësi

Gjatë ditës së sotme Qeveria dorëzoi Propozim/Ligjin për shtetësi në Kuvend. Ndërkohë…

Shërbimi Sekret danez ndihmon NSA-në e SHBA-së, spiunon Angela Merkelin dhe liderët e tjerë evropianë

Shërbimi Sekret i Danimarkës ka ndihmuar Agjencinë amerikane të Sigurisë Kombëtare (NSA)…

Rrënohen objektet rreth Klinikës Infektive në Shkup

Kreu i Qytetit të Shkupit përmes profilit të tij në Facebook ka…

Takim sa për një fllad ventilatori

Shaqir Feta, kur ndjenë se po ngel pa ajër, kur e mbytë…