Vendimi i parë i Qeverisë së re të kryeministrit Zaev është rrënimi i objektit pa leje para qendrës Tregtare “Mavrovasja”. Objektin duhet ta prishë Ndërmarrja Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Magjistraleve dhe Rrugëve Rajonale “Rrugët e Maqedonisë”. Kjo ndërmarrje dhe komuna e Çairit së pari do të duhet të nënshkruajnë një marrëveshje për prishjen e objektit, dhe pastaj pa paguar komuna e Çairit, ata do të duhet ta prishin ndërtesën me mekanizmin e tyre. Objekti i ndërtuar në mënyrë të paligjshme mbiu në vendin e ish-kafenesë Fontana, e cila u dogj në muajin maj në mes të orës policore.

Besoj se aktivitetet do të fillojnë shumë shpejt në terren për t’u marrë me këtë veprim të paligjshëm që po na ndodh para syve të të gjithë publikut – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Ministria e Brendshme ngriti padi penale kundër një personi për ndërtim të paligjshëm.

SPB Shkup – Njësia për krim ekonomik dhe kompjuterik deri te prokuroria publike ngriti padi penale kundër M.A (34) për shkak të ekzistimit të dyshimit se personi i denoncuar është autor i veprës penale ndërtim të paligjshëm – thonë nga MPB-ja.

Komuna e Çairit gjatë gjithë verës premtonte rrënimin e ndërtesës pa leje, por nuk e ka bërë atë. Gjegjësisht, komuna shpalli tender për prishje, në të cilën askush nuk u përgjigj. Në ndërkohë, aktivitetet e ndërtimit në terren u ndalën ndërsa pronari nuk e rrënoi objektin, megjithëse komuna e Çairit e kërkoi të njëjtën./Alsat/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…