Jonathan Bauer i cili u hodh nga një urë për të shpëtuar një vajzë dyvjeçare e cila ishte zhytur në ujë gjatë një aksidenti me makine, është nderuar me një fluturim të Thunderbirds në Maryland.

Bauer më 2 maj së bashku më vajzën e tij ishin jashtë duke vrapuar kur panë një kamion të dalë nga ura Route 90. Kamioni kishte goditur një pengesë çimentoje dhe kishte rrëshqitur në rrethojat mbrojtëse, duke shkaktuar një përplasje mes pesë automjete.

Bauer vrapoi drejt kamionit, i cili ishte mbështetur mbi buzë të mbikalimit mbi gjirin e Assawoman. Një burrë që doli nga kamioni u drejtua nga uji, ku një fëmijë po qendronte.

“Kur vështrova, pashë sediljen e makinës dhe pastaj rreth 6 metra larg sediljes së makinës ishte një vajzë e vogël. Ajo ishte në shpinë dhe po notonte plotësisht, koka ishte jashtë ujit, krahët i lëvizte, kurse këmbët i shkelmonte, ” ka thënë Bauer për ABC Washington.

Vajza u shty nga sedilja e kamionit duke përfunduar kështu në ujë tha Departamenti i Policisë së Oqeanit në një deklaratë. Kursen Bauer u zhyt 25 metra në ujë dhe notoi tek fëmija, duke ia dhënë ndihmën  e parë. Një anije aty pranë i mori ata, dhe vajza u dërgua me avion në Spitalin e Fëmijëve Johns Hopkins në Baltimore. Për vajzën u tha së ishte në gjendje të qëndrueshme. Shtatë të tjerë të plagosur pas tretmanëve mjekësorë u lëshuan nga spitali.

Askush nuk e dinte në fillim se kush e kishte shpëtuar fëmijën sepse Bauer fillimisht nuk donte të prononcohej me emër. Mirëpo të shtunën , ai u nderua nga Forcat Ajrore, Thunderbirds para Shfaqjes Ajrore në Ocean City.

Thunderbirds vlerësoi shpëtimin e tij duke e konsideruar të guximshëm, dhe këtë e kanë bërë të ditur  në një postim në Instagram duke thënë:

“Akti i tij vetëmohues tregon Amerikën më të mirë që ka për të ofruar dhe ne jemi krenarë që e kemi nderuar atë me një fluturim sot.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…