“Bashkimi Evropian inkurajon të dy palët të arrijnë një zgjidhje të pranueshme nga të dy anët. Lidhur me çështjen e ndarjes së Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, kjo u ngrit gjatë vizitës së komisionerit Varheji. Ai përsëriti se Komisioni Evropian po punon për të caktuar konferencë ndërqeveritare me të dy vendet – me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Sidoqoftë, ai tha se ende nuk kemi arritur në këtë pikë. Sigurisht, ndarja është gjithashtu një çështje për Këshillin Evropian të BE-së. Dhe, sigurisht, janë 27 vendet anëtare që adresojnë këtë çështje”, tha Geer.

Ambasadori Geer tha se për momentin qëndrimi i KE-së mbetet i njëjtë.

“Pozicioni i Komisionit Evropian është shumë i qartë, që nga fillimi KE është shumë e interesuar të shohë mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me vendin tuaj, si dhe me Republikën e Shqipërisë, e cila, në fakt, do të thotë fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur. Nga ana tjetër, procesi i zgjerimit bazohet në merita dhe mendoj se të dy vendet kanë bërë shumë në kontekstin e këtij procesi. Sidoqoftë, tani është koha për të ecur përpara, për të bërë përparim”, tha ambasadori Geer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Publikohet udhëzuesi për Drejtësi në Tranzicion, synon drejtësinë për viktimat e luftës në Kosovë

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK) ka publikuar udhëzuesin për…

Zhgënjimi në Maqedoninë e Veriut lidhur me negociatat për BE

Në Maqedonine e Veriut thuajse janë shuar shpresat për marrjen e datës…

Arrestimi i bujshëm në Harvard, a ka lidhje me koronavirusin?

Më 28 janar, pas arrestimit të njërit prej profesorëve më të shquar…

NATO nesër nis stërvitjet ushtarake me armë bërthamore në Evropë

NATO nga nesër do të nisë stërvitjet ushtarake, të cilat do të…

Publikohet programi i Qeverisë Kurti

Është publikuar Programi i Qeverisë 2021-2025. Ky program ka gjithsejt 60 faqe.…