Termocentrali bërthamor Zaporizhzhia i Ukrainës, i cili mbahet nga forcat ruse, u shkëput nga rrjeti i energjisë për herë të parë në historinë e tij të enjten, sipas operatorit bërthamor të vendit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se centrali bërthamor në Zaprizhzhia, i cili është nën kontrollin e forcave ruse, u shkëput nga rrjeti i energjisë për herë të parë në historinë e tij të enjten.

Me t’u shkëputur nga rrjeti i energjisë, furnizimi është rivendosur me anë të gjeneratorëve rezervë me naftë, ku Zelensky tha se kjo u bë për të shmangur një katastrofë rrezatimi

“Bota duhet të kuptojë se çfarë kërcënimi është ky: nëse gjeneratorët me naftë nuk do të ishin ndezur, nëse automatizimi dhe stafi ynë i uzinës nuk do të kishin reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike, atëherë ne do të ishim të detyruar t’i vuajmë pasojat e rrezatimit”, tha Zelensky gjatë fjalimit të tij të natës, shkruan CNN.

Gjeneratorët janë instaluar për të furnizuar me energji pompat ftohëse për të ndaluar mbinxehjen e karburantit në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike.

“Rusia e ka vënë Ukrainën dhe të gjithë evropianët në një situatë një hap larg nga një katastrofë rrezatimi”, tha Zelensky, duke shtuar se zyrtarëve nga IAEA, mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, duhet t’u jepet akses urgjent në vend.

Kujtojmë se termocentrali bërthamor Zaporizhzhia prodhon rreth 20% të energjisë elektrike të Ukrainës dhe një ndërprerje më e zgjatur nga rrjeti kombëtar do të ishte një sfidë e madhe për Ukrainën në aspektin energjetik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Rusët nuk do të mbrohen më nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikat e Jashtme, Josep Borrell…

Sistemi i Belgjikës për azilkërkuesit i paaftë për të përballur fluksin

Autoritetet në Belgjikë po luftojnë për të përballuar numrin e azilkërkuesve. Sipas…

Shqipëri, 169 raste të reja me Covid dhe 4 viktima

Shqipëria ka shënuar sërish një ulje të numrit të infektimeve ditore me…

Zëvendëskryeministri polak gjatë takimit me Zelenskyn: Duhet të kemi një mision të paqes në Ukrainë

Një mision paqeruajtës ndërkombëtar me aftësi ushtarake duhet të dërgohet në Ukrainë,…

Akil Gjakova futet në top dhjetëshen e xhudistëve më të mirë në botë

Akil Gjakova është radhitur në top dhjetëshen e xhudistëve më të mirë…