Udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalny, u dënua me nëntë vjet burgim, për mashtrim dhe përbuzje të gjykatës në një burg të sigurisë së lartë të martën, në një gjyq, të cilin kritikët e Kremlinit e shohin si përpjekje për ta mbajtur në burg armikun më të flaktë të presidentit Vladimir Putin për aq kohë sa të jetë e mundur.

Një gjykatës vendosi gjithashtu që Navalny të dënohet edhe me një gjobëprej 1.2 milionë rublash (rreth 11,500 dollarë). Navalny mund të apelojë vendimin. Më herët, gjykata e shpalli fajtor Aleksei Navalny nën akuzat për përvetësim.

Gjykatësja Margarita Kotova e ka lexuar dënimin e tij më 22 mars në një burg jashtë Moskës, ku është duke u mbajtur Navalny. Prokurorët kishin kërkuar dënim me burgim për 13 vjet.

Navalny e ka kaluar vitin e kaluar në burg për akuza të ndryshme pas kthimit në Rusi nga Gjermania, ku është trajtuar pas sulmit gati fatal me agjent nervor. Navalny fajëson Kremlinin për këtë sulm, mirëpo ky i fundit hedh poshtë akuzat.

Rasti ndaj Navalnyt ka nisur në dhjetor të vitit 2020, nën dyshimet se 45-vjeçari ka përvetësuar para nga Fondacioni i tij Kundër-Korrupsionit. Hetuesit kanë akuzuar Navalnyn se ka marrë rreth 33 mijë dollarë amerikanë të donacioneve për përdorim personal. Navalny hedh poshtë të gjitha akuzat dhe i konsideron të motivuara politikisht./REL/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Sulmuan bashkëfshatarin e tyre, arrestohen babë e bir nga Miletina e Tetovës

Mbrëmjen e djeshme (20-prill) rreth orës 21:00, efektivët e policisë të SPB…

Kurti dhe Haxhiu marrin pjesë në takim konsultativ për trajtimin e dhunës ndaj grave

Agjencia për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Qendrën  Kosovare për Studime Gjinore …

Ambasadorja amerikane: Duam ta ndalim luftën dhe ta bëjmë Rusinë që ta lëshojë Ukrainën

Ambasadorja amerikane në NATO Julianne Smith ka thënë se Shtetet e Bashkuara…

Ngrihen dyshime se Putin e ka larguar ministrin Shoigu nga detyra  

U shfaq në një qosh të ekranit dhe pa u dëgjuar duke…

Ministria e Mbrojtjes reagon pas ndalimit të dy pjesëtarëve të FSK’së nga policia serbe

Zëvendësministri i Mbrojtjes në detyrë, Burim Ramadani, ka reaguar pas ndaljes së…