Zv/ministrja e Arsimit nga radhët e LSDM-së, Elizabeta Naumovska për Alsat tha se për vendimi për ndërrimin e emrave të shkollave në Çair nuk është bërë  me pëlqimin e saj. Sipas Naumovskës, ministri i Arsimit nuk e ka njoftuar për ndryshimet e bëra dhe paralajmëroi shqyrtimin e vendimit, nëse i njëjti është legjitim.

Ndryshe, Regjistri Qendror ka kaluar emrat e dy shkollave të Çairit, të cilat për vite të tëra u shfrytëzuan për manovrime politike. Megjithatë mbeten të paqarta procedurat e emërtimit të shkollave.  Ministri i Arsimit Arbër Ademi u lavdërua se tanimë është mbyllur çështja me emrat e shkollave. Ademi dokumentet e Regjistrit Qendror i publiko në facebook duke theksuar se  shkolla fillore “Nikolla Vapcarov” tani e tutje është “Imri Elezi”, ndërsa “Rajko Zhinzifov” emërtohet “Ismail Qemali”. Nga ana tjetër ndërrimin e emrave për Alsat e konfirmoi edhe kreu i Çairit Visar Ganiu, por pa sqaruar nëse vendimi ka kaluar është në Këshillin e Komunës së Çairit ku votimi është me Badenter.

Për ndërrimin e emrave të dy shkollave të Çairit ndër vite ka pasur përplasje dhe premtime të shumta politike. Prej disa vitesh u ndërruan tabelat e shkollave në fjalë, por jo edhe në aspektin formal-juridik. Përderisa qëndronin tabelat në gjuhën shqipe para hyrjeve të këtyre dy shkollave në Çair, nxënësit shqiptarë vazhdonin t’i merrnin dëftesat me emrat e vjetër./Alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…