NATO po rrit numrin e trupave të forcave të saj të reagimit nga 40 mijë në 300 mijë, njofton sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake.

“Ne do të forcojmë mbrojtjen tonë përpara. Ne do të forcojmë grupet tona të betejës në pjesën lindore të aleancës, deri në nivelet e brigadës. Ne do të transformojmë forcën e reagimit të NATO-s dhe do të rrisim numrin e forcave tona të gatishmërisë së lartë në mbi 300, mijë”, u tha Stoltenberg gazetarëve në Madrid, përpara një samiti atje këtë javë.

Ai e përshkruan Rusinë si kërcënimin më madh dhe të drejtpërdrejtë, për sigurinë dhe vlerat e aleancës dhe përgjigjen e NATO-s ndaj pushtimit të Ukrainës si rishikimin më të madh të mbrojtjes dhe parandalimit të saj kolektiv që nga Lufta e Ftohtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Shkup, 45-vjeçari përplas me motor policin

MPB njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen Hipodrom të Shkupit…

Prapa shpinës së Putinit, zyrtarët rusë kërkojnë marrëveshje që do t’i jepte fund luftës në Ukrainë

Një zyrtar i lartë i Kremlinit i është ofruar në mënyrë të…

Qeveria gjermane bën thirrje për një izolim të shkurtër të vendit

Qeveria gjermane po bën thirrje për një bllokim të shkurtër në të…