Në komunat veriore të Kosovës ku serbët po protestojnë qe disa ditë kundër prezencës së Policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave, nata ka kaluar e qetë.

Pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës të cilët po kujdesen për ruajtjen e rendit, po vazhdojnë të qëndrojnë pranë dhe brenda ndërtesave të këtyre komunave.

Për dallim nga ditët e kaluara, gjatë natës së mbrëmshme në komunën e Zubin Potokut, pjesëtarët e Policisë së Kosovës që qëndruan për tre ditë me radhë në vijën e parë përballë protestuesve, janë zëvendësuar me ushtarë të KFOR-it, ndërsa policët ndodhen brenda objektit komunal.

Serbët kanë paralajmëruar për sot nga ora 7:00 të mëngjesit protesta më masovike në këto komuna.

Ndërkaq, në veri të Mitrovicës pranë ndërtesës së Komunës nuk ka pjesëtarë të KFOR-it dhe as prani të shtuar të policëve, përveç një automjeti të këtyre të fundit që ndodhet disa metra larg objektit komunal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Danas publikon planin evropian: Çka thuhet në të për Kosovën dhe Serbinë

“Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.…

Të shtëna me armë në Prizren, policia konfiskon një armë dhe shtatë fishekë

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit, ka njoftuar se sot ka…

Po filmonte garën e çiklizmit, helikopteri zbulon plantacionet me hashash në tarracën e pallatit

Ndodh edhe kjo.  Kameramani që po filmonte nga helikopteri turin e çiklistëve…

Pas takimit më Kurtin, Hovenier: Nuk mund të them se ia kam ndryshuar qëndrimin për veriun

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, pas takimit më…

30 vjet nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës

Para 30 vjetësh, më 20 shkurt 1991, dhjetëra- mijëra qytetarë u ngritën…