“Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit. E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj. Engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë natë, me të gjitha vendimet. Paqe është ajo deri në lindjen e agimit.” (Kadr, 1-5)

Nga Afrim TAHIRI

Sonte muslimanët anekënd botës do ta shënojnë Natën e Kadrit! Ju qoftë për hajër kjo Natë e Shenjtë, kjo Natë e Madhe, Kjo Natë qe vlenë më shumë se 1000 muaj. Një Natë që vlenë më shumë se sa vetë jeta e një njeriu! Po kur kjo jetë e merr vlerën e kësaj Nate? Natyrisht, vetëm atëherë kur të jetohet ashtu siç na porosit Fjala e Shenjtë e Zotit që nisi të zbresë pikërisht në këtë Natë, të Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Thotë Zoti në Kuran:

”Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja).” (Bekare, 185)

Dhe, Kurani nisi të zbresë pikërisht në Natën e Kadrit. “Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit. E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj. Engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë natë, me të gjitha vendimet. Paqe është ajo deri në lindjen e agimit.” (Kadr, 1-5)

Krijuesi ynë, pikërisht në këtë Natë e solli Vendimin e Madh që njerëzimit t’ia zbresë Dritën e Shenjtë, t’ia caktojë Rrugën e Drejtë, t’ia zbresë Kodin e Mirësjelljes, t’ia zbresë Esencën e Moralit, Qiejt e Dashuirisë, të Vëllazërisë, të Tolerancës, të Bashkëjetesës, të Dhembjes, të Respektit, Kornizën e Devotshmërisë. Në këtë Natë Engjëjt dhe Shpiti do t’i sjellin Vendimet e Zotit. Në këtë Natë, si në asnjë të tjerat, qenia njeri, ka rastin ta ndjejë paqen, dashurinë për krijesën e Zotit, ta shijojë nektarin e ibadeteve dhe ta ndjejë forcën e shpirtit me të cilën i drejtojhet Krijuesit gjatë lutjeve.

Në këtë Natë të Bekuar zbriti Mëshira e Allahut Mëshirëplotë, zbriti Urdhëri për njeriun që të bëjë jetë të dinjitetshme, të moralshme dhe të disiplinuar. Me këto vlera duhet ta kalojë edhe Natën e Madhe, deri në agim, ta ndjejë Mirësinë, Mëshirën, Madhështinë dhe Fuqinë absolute të Krijuesit të vet. Të lutemi deri në agim e t’i kërkojmë falje Krijuesit tonë.

Transmeton Buhariu hadithin e Pejgamberit a.s. i cili ka thënë: ”Kush falet natën e Kadrit me besim dhe shpresë, i falen gjynahet që ka vepruar më parë.”

Përmes shumë haditheve Muhamedi a.s. na ka vënë në dijeni se, Nata e Kadrit është në dhjetë ditshin e fundit të Ramazanit. Vetë Aishja tregon: ”I dërguari i Zotit a.s mbyllej në itikaf dhjetë ditët e fundit dhe na thoshte:”Kërkojeni natën e Kadrit në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit!” (Buhari dhe Muslim)

Kurse, Ebu Seid rrëfen se, Pejgamberi ynë,  Muhamed a.s. doli në mëngjesin e ditës së njëzet të Ramazanit dhe u tha njerëzve: ”Unë e dija natën e Kadrit, por e harrova, prandaj kërkojeni në dhjetë ditshin e fundit, ditët teke!” (Buhari dhe Muslim)

Është e shpeshtë pyetja që dëgjohet nga myslimanët tanë se, cila është lutja që duhet të pëshpëriten më së shumti në këtë Natë. Dijetarët myslimanë e veçojnë sidomos lutjen për të cilën flitet në një hadith të Pejgamberit a.s. Aisha e ka pyetur Muhamedin a.s: ”O i dërguar i Zotit, çfarë të them nëse e arrij natën e Kadrit?” Pejgamberi a.s. i tha: “Thuaj:”O Zot! Ti je falës, e do faljen prandaj më fal mua!” (Ibnu Maxheh dhe Tirmidhij)

Besimtarë të dashur, vëllezër e motra, le ta kalojmë këtë Natë duke u lutur deri në agim! Të lutemi që Zoti të na ketë nën Mëshirën e Vet dhe të na ruaj prej zullumqarëve, të na ruaj prej armiqve të fesë por edhe prej atyre që shtiren se janë pjesëtarë të fesë sonë; të na ruaj nga rruga e djallit dhe të na orientojë gjithnjë vetëm Rrugës drejt Dritës së Shenjtë.

Ju qoftë për hajër të gjithëve Nata e Kadrit

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Botim elektronik: E vërteta nuk ngulfatet nga asnjë kataklizëm

(Dy fjalë për botimin elektronik të librit TRADHËTIA DHE KOMPLOTI I SHAQIR…

Hajgaret e BDI-së me Naser Ziberin

Shkruan: Sulejman Mehazi / Turpi madh për Naser Ziberin, shikoni në çfarë…

Sulmet agresive të zyrtarëve serb kundër Kosovës nuk ndalohen me deklarata verbale, por me platformë dhe veprime konkrete..!

Shkruan Rexhep Elezaj Kundërpërgjigjet formale të udhëheqësve tanë shtetëror ndaj deklaratës së…

Lajçak i zhgënjyer me vendimet për Ballkanin Perëndimor

Emisari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Samiti…

Muhamedi: Kjo shumicë u formua sikur në “kvantashki”, për një përdorim

Analisti politik, publicisti, Nijazi Muhamedi në një prononcim për portalin Lider ka…