Nata e parë, ose, shiu i lotit

grurin dhe kashtën i mori era
se shiu kishte marrë udhën
për ta shpëlarë papra
dyzet ditë e dyzet netë
mëkatin

syri po e plaste qiellin
e goja bluante token

Siona gjithë pezëm po shpërthente
gurët theheshin si enë vorbëtari
shpirti gacë u bë
e gjaku llavë që ngriti male –
shtrojere zanash

në fushë zbehen lule e ferra
kur në mal shpërthen gjaku

shtrat robi është mëkati
ndaj shiu mori udhë
për të vërshuar gjithçka deri në qiell
veç grurit dhe kashtës që shkuan me erë
që iu dorëzuan diellit

e oqeane e detra do ta përpijnë shiun
vendrrezitje do t’i bëjnë diellit

Avni Halimi
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Mbi origjinën ilire të gjuhës shqipe

Kumtesa e mbajtur në vitin 1982 në Beograd nga dr. Idriz Ajeti,…

Shqiptari Fetah Efendiu sipas dokumenteve të UDB-ës jugosllave

Pas vdekjes së Ataullah Hoxhës (dhjetor të vitit 1946), për udhëheqës të…

Mohamed Salmawy: Një film për mbretin shqiptar të Egjiptit, Mohamed Ali

Më shumë se 3 shekuj më parë, një familje nga Zëmblaku i…

Biografi për të famshmin Ali Pashë Tepelena

Nga Aurenc Bebja/ “La Quotidienne” ka botuar, të shtunën e 29 nëntorit…

Përshkrimi i udhëtimit të udhëpërshkruesit të njohur gjerman: Johann Georg von Hahn gjatë vitit 1858, nëpër trevat shqiptare të Leskocit

Serbët e shkruajnë se Hahn, kishte shprehur shumë interesim për ti vizituar…