Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e palës mbrojtëse për të pezulluar masën e paraburgimit ndaj kryshefetit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Nysret Arifi.

“Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e palës mbrojtëse dhe i pandehuri Nagip Krasniqi mbetet në paraburgim, ndërsa aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special PPPS.nr.20/2023 i datës 20.04.2023, vërtetohet”, ka thënë Arifi.

Mbrojtja ka kërkuar që Krasniqi të lirohet nga paraburgimi dhe atij t’i caktohet një masë më e butë me qëllim që të sigurojë praninë e tij në procedurën penale si dhe në të njëjtën kohë, të respektohen parimet themeltare të drejtësisë.

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar një muaj paraburgim kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqi, pasi dyshohet për kryerjen e tri veprave penale.

Krasniqi u arrestua më 19 prill nën dyshimin e keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ushtrimit të ndikimit dhe konfliktit të interesit

“Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre (3) kompjuter, një (1) llap-top, një (1) celular, një (1) USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme”, kishte njoftuar prokuroria.

Disa ditë më vonë, Bordi i Drejtorëve të KEK-ut mori vendim për pezullimin e Nagip Krasniqit nga detyra e punës së kryeshefit ekzekutiv, me efekt të menjëhershëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Lehona 26-vjeçare ndërron jetë në Spitalin e Gjinekologjisë në Çair

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se në Spitalin e Gjinekologjisë “Nënë Tereza”…

Trump mori 184 dokumente sekrete nga Shtëpia e Bardhë, reagon ish-presidenti amerikan: Nuk kam bërë asgjë të keqe

Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi dje, nën betim, një version të redaktuar…

Putin: Sanksionet perëndimore janë të barabarta me shpalljen e luftës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka paralajmëruar se sanksionet perëndimore ndaj Rusisë…

Pendarovski i uron mirëseardhje, ambasadores së re të SHBA-ve

Presidenti Stevo Pendarovski pranoi letrat kredenciale të ambasadores së re të Shteteve…

Rasti ‘Brezovica’, Prokurori: Pronarët që s’janë përfshirë në vepra penale mund ta padisin Shtërpcën për kompensim

Numri i lartë i ndërtimeve të kundërligjshme të Brezovicës ka bërë që…