Paga mesatare mujore neto në maj 2022 për të punësuar është 31.407 denarë, që është një rritje për 2.686 denarë ose 9.4% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS).

Sipas statistikave të publikuara, kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto për punonjës në sektorin e hotelerisë me 19.7%, e ndjekur nga arti, argëtimi me një rritje prej 16.1% dhe në industrinë përpunuese me 14.3%.

Krahasuar me majin e vitit 2017, kur paga mesatare neto ishte 22.889 denarë, në maj të këtij viti është rritur për 8.518 denarë dhe ka arritur në 31.407 denarë.

Ndërkohë sindikatat pohojnë se rritja e pagave është e nevojshme në kushtet e inflacionit rekord në vend, pasi edhe kostoja e jetesës po rritet seriozisht.

Muajin e kaluar është matur inflacioni rekord prej 14.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Me një përqindje të njëjtë në qershor të këtij viti është rritur edhe kostoja e jetesës, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2021, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë ka shënuar rritje prej 13.7 për qind.

Sipas ESHS-së, në baza mujore janë rritur çmimet e produkteve bazë: vaji, buka, qumështi, mishi, si dhe karburantet për mjetet e transportit, të cilat janë më të larta për 17.2 për qind. Gjithashtu, aranzhimet turistike janë shtrenjtuar për 6.4 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Rrëfimi i pilotit izraelit: Bombarduam ndërtesa shumëkatëshe sepse nuk mund t’i ndalnim raketat nga Gaza

Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës jetën humbën gjithsej 248 palestinezë,…

Pasaportat e falsifikuara të kriminelëve, Ambasada e SHBA-së: Bashkëpunojmë me institucionet

Ambasada Amerikane në Maqedoninë e Veriut bashkëpunon me Ministrinë e Brendshme dhe…

Trajanov: Në vend të referendumit, mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Qeveria nuk do të organizojë referendum në lidhje me propozimin e fjalëve,…

Qeveria e përkohshme bullgare nuk do ta heqë veton ndaj RMV-së

Qeveria e përkohshme në Bullgari sot ka njoftuar, se nuk ka ndërmend…

KQZ-së i rekomandohet të certifikojë listat siç janë sjellur nga partitë

Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve ka marrë propozimin nga Zyra për Regjistrimin…