Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë ditës së djeshme, ka pasur interes të shtuar në mënyrë të konsiderueshme për vaksinimin tek qytetarët. Nga MSH thonë se vaksinimi është duke u zhvilluar pandërprerë në të gjitha pikat në vend.

Gjithsej 543.597 qytetarë janë vaksinuar deri në ditën e djeshme. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 8,030 qytetarë, ndërsa gjithsej dje janë vaksinuar 17,679 qytetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjithsej 982,645 doza vaksinash u aplikuan në vend, dhe 439,048 qytetarë janë rivaksinuar. Sipas shifrave të fundit, 66% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 63% e popullsisë mbi 65 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine, 59% e popullsia mbi 60 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë vaksine dhe 48% e popullsisë mbi moshën 50 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës”.

“Qytetarët vaksinohen pa termin në pikat ekzistuese të vaksinimit në të gjithë vendin. Procesi i vaksinimit në terren zhvillohet në territorin e të gjithë vendit, me rotacion të ekipeve mjekësore në secilin fshat, vendbanim rural, vendbanim. Faqja vakcinacija.mk është e hapur për caktimin e takimeve për vaksinimin e fëmijëve”.

“Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes, zvogëlon mundësinë e sëmundjes dhe rezultatin e saj fatal”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…