Dy mjekët që u testuan për koronavirusin rezultojnë negativ. Edhe pse ata nuk kishin simptoma të virusit testimi u krye për shkak të pjesëmarrjes së tyre në një kongres në Madrid, ku njëri nga ligjëruesit ka qenë i prekur nga korona. Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë është theksuar se edhe përkundër rezultatit negativ dy mjekët do të jenë në izolim dyjavor në shtëpi. Ndërkohë negative rezultojnë edhe testet e kryera ndaj dy personave të tjerë, njëri shtetas kinez dhe tjetri shtetas i Maqedonisë së Veriut-student i ardhur nga Italia. Nga ana tjetër ministri i Shëndetësisë Venko  Filipçe njoftoi se gjendja shëndetësore e gruas me koronavirus po përmirësohet. Ndërkohë edhe pse sot pritej furnizimi i shkollave me mjete dezinfektuese, Filipçe thotë kjo do të ndodhë brenda javës.

Sot hapen ofertat, pas evoluimit, gjatë ditës së nesërme do të merret vendimi dhe do nënshkruhen marrëveshjet. Menjëherë pas asaj vijon distribuimi. Për një ditë do merret vendimi, nesër dmth dhe menjëherë sipas mundësisë së operatorit ekonomik, kontaktet që do i sigurojmë me pushtetin lokal atëherë do veprojmë. Besoj se do jetë deri në fund të javës megjithatë ta shohim nesër dhe ta dimë më preciz”-tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.      

Gjatë fundjavës në Maqedoni kanë arritur rreth 10 autobusë me udhëtarë në kalimin kufitar Tabanoc si dhe disa aeroplanë me pasagjerë në dy aeroportet e vendit, ku të gjithë udhëtarët janë intervistuar dhe për asnjërin deri më tash nuk ka dyshime për prezencën e virusit. Numri i të vdekurve në korniza botërore ka tejkaluar 3,000 ndërsa i të prekurve vetëm në Kinë është më shumë se 88,000 ndërsa në pjesën tjetër të globit më shumë se 7,000. Në rajonin e Evropës deri më tash numri i të prekurve ka shkuar në mbi 2000.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…