Rusia publikoi statistikë të re për pjesëmarrje të, siç i quan, mercenarëve të huaj që luftojnë në anën e Ukrainës. Maqedonia e Veriut është ndër vendet nga të cilat vijnë mercenarët në Ukrainë. Sipas listës së Ministrisë ruse të Mbrojtjes, që nga fillimi i luftës, në anën ukrainase kanë luftuar 79 shtetas të Maqedonisë së Veriut, prej të cilëve 26 janë vrarë, 21 janë kthyer, ndërsa 32 persona nga vendi ende janë aktivë në front. Nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë thonë se nuk kanë informacione për pjesëmarrjen eventuale të shtetasve të Maqedonisë së Veriut në luftën në Ukrainë, as për shtetas tanë të vdekur në luftë. Shtojnë se vazhdimisht dhe me shumë kujdes e ndjekin situatën, përmes ambasadës në Ukrainë./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Shfaqen grafite serbe në veri të Mitrovicës: “Mos u shqetësoni, ne jemi këtu”

Të mërkurën presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar me sekretarin gjeneral të…

Drejtori i statistikave: Mërgimtarët nuk do të përfshihen te numri i përgjithshëm i popullatës

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostoll Simevski thotë se personat të…

Nëntë viktima dhe 145 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të shtunën ka regjistruar 9 viktima dhe…

Trump mori 184 dokumente sekrete nga Shtëpia e Bardhë, reagon ish-presidenti amerikan: Nuk kam bërë asgjë të keqe

Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi dje, nën betim, një version të redaktuar…

Stoltenberg: NATO duhet të bëhet një aleancë më globale duke e pasur parasysh ngritjen e Kinës

Duke e pasur parasysh rolin në rritje të Kinës në botë, NATO…