MPB apelon qytetarët që nëse dikush njeh ndonjë nga autorët, si për shembull gjashtë personat nga fotot e publikuara, të cilët në datën 05.07.2022 u sollën dhunshëm gjatë protestës së paparalajmëruar, duke hedhur sende të forta në drejtim të kordonit të policisë dhe godinës së Kuvendit, ku mbetën të plagosur 47 policë, mund t’i denoncojnë në numrin e telefonit 192 ose në stacionin më të afërt policor.

Pavarësisht nëse kallëzimi është anonim apo jo, punonjësit e policisë do të veprojnë dhe në rast të vërtetimit të identitetit do të merren masat e duhura ligjore ndaj autorëve.

Ministria e Punëve të Brendshme apelon edhe një herë qytetarët që të mos lejohen të përfshihen në incidente të dhunshme, sepse do të merren masat më rigoroze dhe nuk do të tolerohet prishja e qetësisë dhe sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Koreja e Veriut kryen testin më të madh raketor që nga nëntori i vitit 2017

Koreja e Veriut ka kryer lansimin e raketës më të madhe që…

Dhoma e Përfaqësuesve do të hapë hetim për gjykimin e Bidenit

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, tha më 12 shtator se…

Parlamenti Evropian miraton masa gjithëpërfshirëse për uljen e emetimeve të gazrave serë të BE

Parlamenti Evropian miratoi masa gjithëpërfshirëse që synojnë uljen masive të emetimeve të…

Rritet në 70 numri i të vdekurve në SHBA nga tornado

Guvernatori i shtetit amerikan të Kentakit, Andy Beshear, ka thënë se më…

Kuvend, seancë për pyetjet e deputetëve

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbaj seancën…