“Rasti i djeshëm skandaloz me lirimin e Sasho Mijallkovit nga dënimi me 12 vjet burg nuk guxon të kalohet vetëm me deklarata dhe distancime. Reagimet e disa pushtetarëve që derdhin lotë krokodili për një sistem të instaluar që falë kriminelët, janë vetëm tentim për të mjegulluar dhe mashtruar qytetarët.

Në vend të reagimeve deklarative, institucionet duhet urgjentisht të gjejnë fajtorët e këtij skandali. Ata duhet të kërkohen në mesin e gjykatësve të Gjykatës Penale të cilët është e qartë se qëllimisht kanë bërë lëshime procedurale, për të krijuar një situatë ku Apeli do ta shfuqizonte vendimin. Fajtorët duhet të kërkohen në kurdisjen e këshillave gjyqësor, ku vërehet se gjithmonë dalin gjykatësit e njëjtë pas çdo “lëshimi” ose vendimi për shfuqizim të dënimeve.

Ky është hapi i parë dhe më urgjent që duhet bërë, me qëllim të parandalimit të mundësisë që ata të krijojnë situata të ngjashme në të ardhmen.

Pas kësaj duhet të gjithë t’i qasemi reformës thelbësore në sistemin e drejtësisë, për t’i dhënë fund amnestimit të kriminelëve, dënimeve të padrejta ndaj qytetarëve të pafajshëm dhe rasteve të montuara ku fatkeqësisht kanë pësuar një numër i madh i qytetarëve në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti” shkruan Sirija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

U mori 80 mijë denarë dhe iku

Tridhjetë e katër vjeçari nga Tetova ka mashtruar një grua dhe djalin…

Maqedonia e Veriut dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për lehtësim të tregtisë së lirë dhe sigurimin e ushqimit

Sot në Pragë, në prani të kryeministrit Dimitar Kovacevski dhe kryeministrit të…

Arrestohet një rus pasi lëshoi dronin mbi Pallatin Mbretëror të Suedisë

Një rus është arrestuar nën dyshimin se ka xhiruar me dron mbi…

Ekspertët: Masa më rigoroze për personat në vetizolim

Nevojiten masa më restriktive për personat që janë në izolim dhe vetë…

Covid 19 / Vdes personi që kundërshtonte thirrjet për të qëndruar në shtëpi

McDaniel, i cili e quajti bllokimin e Ohio-s “bullshit”, testoi pozitiv për…