Një anije transportuese 80,000-tonëshe ka shkaktuar kaos sot në portin kryesor të Taivanit duke përplasur e shembur vinçat gjigandë para punonjësve të tmerruar.

Mjeti ishte duke u ankoruar në portin e Kaohsiung, në jug të Taivanit kur goditi vinçin e lartë me të cilin do të shkarkohej.Pamjet dramatike tregonin transportuesen e kompanisë Orient Overseas (International) që përplasi dhunshëm vinçin duke e rrëzuar atë kur nuk arriti të ndalonte para portit.

Gjatë shembjes së vinçi rrëzon edhe një vinç tjetër, dhe të dy përplasen përtokë teksa anija vijon të avancojë drejt kolonës së portit.

Punonjësit e shokuar shihen që vrapojnë për jetën e tyre, teksa konteinerët e anijes bien si domino para tyre.

Nuk raportohej për plagosje përveç një punonjësi 58 vjeçar që u dërgua në spital me disa prerje.

Dy inxhinierë që ishin në vinç në kohën e incidentit u shpëtuan pasi kishin mbetur të bllokuar brenda.

Grupet e shpëtimit përdorën një strukturë 60 metra të gjatë për të shpëtuar dy burrat nga struktura e shembur e vinçit.

Dëshmitarët në skenë thanë se të shpëtuarit ishin të shokuar, por nuk kishin plagë serioze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…