Kryeminsitri indian, Narendra Modi u ka bërë thirrje ministrave të jashtëm të G20 të tejkalojnë dallimet e tyre dhe të përqendrohen në nevojat e zhvillimit të botës.

“Ne po takohemi në kohën e ndarjeve dhe dallimeve të thella globale. Ne kemi përgjegjësi për të tjerët që nuk ndodhen në takim”, u tha Modi ministrave në Delhi, shkruan BBC.

India do të shfrytëzojë presidencën e saj të G20-it për të ngritur çështje të shteteve në zhvillim të njohur si Jugu Global.

Mirëpo, dallimet brenda grupit për luftën në Ukrainë do të testojnë diplomacinë indiane.

Në javën e kaluar, ministrat e financave të G20 nuk arritën të arrijnë një konsensus në përmbylljen e deklaratës së tyre në takimin në qytetin Bangalore.

Ishte e dukshme nga fjalimi i Modit të enjten se India dëshirot të bëjë marrëveshje që mund të ndihmojnë zhvillimin e botës dhe të përmbush ambiciet e saj globale.

G20, i cili përfshin 19 vendet më të pasura të botës dhe BE-në, përbëjnë 85% të prodhimit ekonomik global dhe dy të tretat e popullsisë së saj.

Ministrat e jashtëm, si Antony Blinken, Sergey Lavrov, Qin Gang ndodhen në Delhi për takim. Një ish-diplomat indian tha për BBC-në se India duhet të bëjë diçka të veçantë që ata të anashkalojnë dallimet për luftën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Gardianët e Kombit: Urojmë një fushatë të qetë elektorale

Pershendetje per të gjithë shqiptarët kudo qe ndodhen.Ne,Gardianët e Kombit ju urojmë…

Pesë arsye pse ekonomia e Kinës është në telashe të mëdha

Ekonomia e Kinës së fundi po ec me ritëm më të ngadalshëm,…

Moti i acartë “mbërthen” jugun e SHBA-ve

Në Teksas shpallet gjendja e emergjencës kombëtare Stuhia e madhe dimërore që…

Osmani takon Akar, kërkon mbështetjen e Turqisë për anëtarësim të Kosovës në NATO

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes…

Presidenti i Kroacisë e quan Vuçiqin nxitës të luftës, Vulini kërcen për ta mbrojtur

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq dje, duke iu referuar zgjerimit të Bashkimit…