Ish shefi i ushtrisë serbe në Bosnje, Ratko Mlladiq, sot do të ketë dëgjim gjykate në lidhje me atë nëse gjyqtarët e Kombeve të Bashkuara e kanë mbështetur ose shfuqizuar dënimin e tij me burgim të përjetshëm për organizimin e gjenocidit dhe mizorive të tjera gjatë luftës në Bosnje më 1992-1995.

Për nder të kësaj, një përdorues Twitter-i me emrin Adis Karadza, ka postuar një fotografi ku duket pllaka përkujtimore e Nina Zeljkoviq, një vazje 12 vjeçare e cila është një nga fëmijët e fundit të vrarë në murg të rrethimit të Sarajevës.

E dashur Nina. Në këtë rrugë ke shkuar në shkollë dhe nga kjo rrugë shkove në paqen e përjetshme. Do jetosh në mendjen tonë“, është mbishkrimi në këtë pllakë, së bashku me imazhin e vajzës.

Karadza po ashtu ka shkruar se ajo mbante një ditar të luftës në të cilin në verën e vitit 1995 shkroi “pse, të mallkuar qofshi, po i vritni shpirtrat tanë, të cilët ekzistojnë vetëm për të dashur? Për të dashur paqen, lojën, lumturinë… Por prapë, nuk do t’ju mallkoj, sepse edhe ju jeni baballarë të disa fëmijëve që e duan paqen dhe lumturinë”.

“Të martën, Ratko Mlladiq do të dënohet përfundimisht për rrethimin e Sarajevës. Vrasësi i Ninës do të vazhdojë të jetojë i lirë, sepse Prokuroria e Bosnjës e Hercegovinës nuk merret me vrasje të qytetarëve të Sarajevës”, ka shkruar mes tjerash ky përdorues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…