Ekipet e shpëtimit po kërkojnë furishëm një helikopter i cili u zhduk në Itali me shtatë persona në bord.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, helikopteri u ngrit nga aeroporti Capannori Lucca Tassignano në Luca dje në mëngjes pasi u aranzhua privatisht dhe do të mbërrinte në destinacionin e tij në Treviso brenda një ore.

Por helikopteri doli nga radari – duke bërë që zyrtarët të ngrenë alarmin.

Një kërkim midis rajoneve të Toscana-s dhe Emilia-Romagna-s u desh të anulohej mbrëmë dhe të rifillonte këtë mëngjes.

Sipas raportimeve lokale, helikopteri po përdorej nga një kompani e quajtur Roto Court, e cila prodhon produkte higjienike dhe kimikate shtëpiake.

Drejtori i kompanisë Giuliano Gelain i tha agjencisë së lajmeve ANSA se ata ishin “të sigurt” se helikopteri nuk u rrëzua pasi nuk u mor asnjë sinjal emergjence.

Ai tha se helikopteri i bartte klientët për në destinacion dhe i kthente dy herë në ditë.

Helikopteri kishte shtatë persona në bord – piloti italian, katër shtetas turq dhe dy libanezë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Escobar u shpreh se ShBA-ja është e përkushtuar që të ketë përparim drejt qëllimit final të dialogut

Zëvendësndihmëssekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar,…

OKB: Dy milionë njerëz janë larguar tani nga Ukraina

Numri i refugjatëve që ikin nga lufta në Ukrainë dita-ditës po shkon…

Zbulohen mbi 100 kilogramë marihuanë nga një anije në Liqenin e Ohrit

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, si rezultat i masave…

Përçarje dhe akuza në zyrën e avokatit të popullit

Përçarje dhe akuza në zyrën e avokatit të popullit. Numri dy i…

Shkup, dy pjesëtarë të ushtrisë infektohen me koronavirus

Ministria e Mbrojtjes njofton se dy pjesëtarë të Ushtrisë kanë rezultuar pozitiv…