Të hënën gjatë ditës, është raportuar se Agjencia Kundër Korrupsionit ka dorëzuar kallëzim penal kundër ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari.

Ajo dyshohet për mos raportim ose raportim të rremë të pasurisë.

Lidhur me këtë ka reaguar Hajdari.

Përmes një shkrimi në Facebook, ministrja ka thënë se për kallëzimin është njoftuar nga mediat.

Tutje ajo thotë se i ka kryer të gjitha obligimet me kohë dhe deklarimet e saja gjenden në faqen zyrtare të AKK-së.

“Sot u njoftova nga mediat se Agjencia kundër Korrupcionit (AKK) ka dorëzuar kallëzim penal kundër meje për gjoja mos deklarim ose deklarim të pasaktë të pasurisë.  Gjatë gjithë kohës si zyrtare publike, unë kam përmbushur detyrimin ligjor për deklarim të pasurisë dhe deklarimet përkatëse ndodhen në faqen e AKK-së”, tha Hajdari.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Fatime Fetai pas arrestimit të shefes së PSP-së, Katica Janeva

Prokurorja në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) Fatime Fetai sot ka deklaruar se…

Dimitrievski: Askush nuk mund të më kthej në partinë nga e cila asnjëherë nuk jam larguar

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski në profilin e tij në…

Lladrovci: Kushdo që harron apo dëshiron ta rishkruaj historinë, le ta shoh intervistën e Fehmiut

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në rrjetin social ka ripublikuar…

Pres konferencë e kryeministrit Zaev dhe ndihmës sekretarit shtetëror të SHBA-së, Riker

Transmetim i drejtpërdrejtë i pres konferencës së përbashkët të kryeministrit Zoran Zaev…

Kundër vaksinimit, policia kanadeze arreston protestuesit në Otavë

OTAVË, Ontario – Policia filloi arrestimet dhe largimin e automjeteve të premten në…