Nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) thonë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me të gjitha institucionet përkatëse për të mbrojtur vlerat e trashëgimisë natyrore në vend.

“Politikat e mbrojtjes së natyrës ose zonave të mbrojtura, në përputhje me legjislacionin e BE-së, janë qëllimi i institucionit tonë”, thonë nga MMPH.

Zonat e mbrojtura, shtojnë nga atje, kanë vlera kulturore, historike, arkeologjike të trashëgimisë kulturore, të cilave u jepet statusi i përcaktuar me ligj për mbrojtjen dhe zhvillimin e tyre.

“Kanjoni i Matkës ka statusin e një monumenti natyror, megjithatë për të ruajtur atë status kërkohet vëmendje të veçantë dhe bashkëpunim midis të gjitha institucioneve përkatëse përfshirë Qeverinë e RMV-së. Ne jemi në procesin e përgatitjes së një studimi për rishikimin e vlerave natyrore të Kanionit të Matkës. Për më tepër, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka për qëllim të përmirësojë menaxhimin e zonave të mbrojtura në Republikën e Maqedonisë së Veriut, siç janë Mali Sharr, Malet e Osogovës, rajoni i Tikveshit dhe të tjerët”, theksojnë nga MMPH./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…