Sorting by

×

Popular Posts

Ministri Shasivari i beson Hagës, qytetarët nuk i besojnë drejtësisë vendore

Para se ta heq therën nga syri i tij, i thotë tjetrit hiq qerpikun se po të verbëron. Kështu ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, dukë lënë pa zgjidhur shumë çështje që i ka në mandat, po bën fushatë që Republika e Kosovës të respekton cilindo vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kundër ish krerëve të UÇK-së, vendimi ndaj të cilëve do të shpallet më 16 shtator. Shashivari mbase si ministër i zgjedhur para ca muajve akoma nuk është njoftuar me programin zgjedhor të Qeverisë, por në programin e partisë nga ku vjen ai, në kapitullin e Drejtësisë ka disa prioritete për të cilat duhet të harxhon energji.

EVROPIANIZIMI I DREJTËSISË– Kthimi i besimin në gjyqësor që për momentin nuk arrin as 2 për qind.
REFORMË DHE VETTING- Pastrim të sistemit gjyqësorë nga gjykatës dhe prokurorë të korruptuar.
PA KOMPROMIS KUNDËR KRIMIT DHE KORRUPSIONIT
PËRGJEGJËSI PENALE PËR PRONAT E PËRFITUARA PALIGJSHËM
STANDARDE DHE ETIKË NË VEPRIMTARINË PUBLIKE
RRITJE E INVESTIMEVE NË GJYQËSOR DHE PROKURORI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *