Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, po qëndron për vizitë në Kosovë.

Çavusoglu ka arritur dje në vendin tonë, ku është pritu nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Gërvalla dhe Çavusoglu sot edhe zyrtarisht do të kenë takim së bashku. Pas takimit siç është bërë e ditur të dy ministrat do të mbajnë një konferencë për media.

Kurse, në orën 11:00, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas takimit do të ketë komunikatë për media.

Ministri i jashtëm turk me të arritur në Kosovë ka shkruar se ndalesa e fundit e vizitës së tij në Ballkan është “në Kosovën miqësore dhe vëllazërore”

“Jemi në Kosovën miqësore dhe vëllazërore, ndalesa e fundit e vizitës sonë në Ballkan”, ka shkruar në Twitter Çavusoglu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Osmani nesër takohet me të gjitha partitë, flasin për datën e zgjedhjeve lokale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do takohet me të gjitha partitë…

Aktakuzë për Muhamed Asanin!

Prokuroria publike në Strugë, ka hapur aktakuzë për doktorin, Muhamed Asani i…

24-vjeçarja nga Shqipëria arrestohet në Maqedoni!

Sot, pas mesnate, në ora 00:10 në një objekt hotelerik në hyrje…

Makolli nga Kizhevak: Kërkojmë përgjigje edhe për 11 lokacione të tjera që mund të ketë trupa të varrosur

Kryetari i Grupit Punues të Delegacionit të Kosovës për Persona të Zhdukur,…