Në kuadër të vizitës në Kiev, Sekretari i Jashtëm James Cleverly zhvilloi një takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Duke ndarë një imazh të çiftit duke shtrënguar ngrohtësisht duart, Cleverly tha se i kishte premtuar presidentit ukrainas se Mbretëria e Bashkuar po e mbështeste Ukrainën “me veprim”.

Më herët, Mbretëria e Bashkuar njoftoi një paketë mbështetjeje “praktike” për Ukrainën duke përfshirë 35 automjete të tjera emergjente, raporton skynews.

“Sot kam paraqitur një paketë mbështetjeje të drejtpërdrejtë për miqtë tanë ukrainas në luftën e tyre, nga ambulancat deri tek mbështetja kritike për të mbijetuarit e dhunës seksuale nga ushtria ruse,” tha Cleverly.

Ai gjithashtu do të sigurojë 4.2 milionë euro të tjera për rindërtimin e infrastrukturës lokale si shkollat dhe strehimoret, si dhe fonde shtesë për të mbështetur të mbijetuarit e sulmeve seksuale.

Theksojmë se ditë më parë një vizitë në kryeqytetin ukrainas e ka realizuar edhe kryeministri i ri britanik, Rishi Sunak.

Ndryshe, Britania e Madhe është një ndër shtetet që po mbështet më së shumti shtetin ukrainas kundër Rusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rusia pa ditën më vdekjeprurëse të luftës deri më tani pas sulmeve ukrainase gjatë fjalimit të Putinit në natën e Vitit të Ri

Rusia ka pësuar ditën e saj më vdekjeprurëse të luftës deri më…

Blinkeni zhvillon bisedë telefonike me Lavrovin – i kërkon lirimin e dy amerikanëve të arrestuar

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken zhvilloi të premten një bisedë telefonike…

Raportime për ngacmime dhe kërcënime në qendrat e votimit

Votuesi e Karolinë së Veriut po raportojnë për ngacmime dhe frikësim të…

Presidenti i Malit të Zi mund ta bëjë një koalicion me Lëvizjen e Dritan Abazoviqit

President i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka deklaruar se mund të…

Aokigahara, historia e frikshme e pyllit të vetëvrasjeve që ndodhet në Japoni

Çdo vit, deri në 100 kufoma gjenden në pyllin Aokigahara të Japonisë,…