Ministri i Drejtësisë së Turqisë Bekir Bozdag, ka dhënë detaje për shpërthimin që ndodhi në Stamboll.
Nga ky shpërthim i bombës vdiqën gjashtë persona derisa mbi 80 të tjerë u plagosën.
Bozdag tha se sulmi ishte i planifikuar.
Ai shtoi se një grua kishte qëndruar në ulëse për mbi 40 minuta.
“Një grua ulet në një stol për rreth 45 minuta dhe shpërthimi ndodh menjëherë pasi ajo ngrihet”, tha ai.
Kreu i Drejtësisë turke iu bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e lajmeve të rreme.
Ai theksoi se mund të ketë dy versione lidhur me ngjarjen.
“Ka dy versione. Ose kjo çantë ka një pajisje në të dhe shpërthen vetë ose dikush e shpërthen nga distanca. E gjithë kjo aktualisht është duke u analizuar”, theksoi ai.