Në komunikatën e sotme të takimit mes ministrave të jashtëm dhe ministrave të zhvillimit të shtatë vendeve më të industrializuar të botës një vend të posaccëm zë dhe deklarata për Ballkanin Perëndimor.

Ballkani Perëndimor

Ne riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët për sigurinë, rimëkëmbjen ekonomike dhe perspektivën evropiane të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor si një investim thelbësor për paqen dhe stabilitetin.

Ne theksojmë rëndësinë e avancimit të reformave të nevojshme të brendshme, veçanërisht në sundimin e ligjit, duke përfshirë trajtimin e krimit të organizuar, financave të paligjshme dhe korrupsionit, me veprime të ashpra të ndërmarra kundër çështjeve më të rëndësishme.

Prandaj, ne mbështesim hapjen zyrtare të negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne mbështesim progresin e mëtejshëm në bashkëpunimin rajonal veçanërisht përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe Procesit të Berlinit.

Ne i nxisim Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në negociata në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE dhe të normalizojnë plotësisht marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme që kontribuon në stabilitetin rajonal.

Ne mbështesim zbatimin e agjendës së reformave në lidhje me negociatat e pranimit në BE me Malin e Zi dhe Serbinë.

Ne u bëjmë thirrje vendeve në rajon të zgjerojnë hapësirën e brendshme politike dhe të përmirësojnë mjedisin për shoqërinë civile dhe mediat e pavarura. Spekulimet e pajustifikuara rreth ndryshimeve të kufijve përgjatë vijave etnike nuk janë zgjidhje për sfidat me të cilat përballet rajoni. Ndryshime të tilla do të përbëjnë një kërcënim për sigurinë rajonale.

Ne e hedhim poshtë vendosmërisht çdo përpjekje për të minuar integritetin territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës. Ne i nxisim të gjitha palët në Bosnjë dhe Hercegovinë të bien dakord dhe të zbatojnë reforma elektorale dhe të kufizuara kushtetuese, për të zbatuar gjykimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe për të punuar ngushtë me Zyrën e OSBE për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Komisionin e Venecias për të lëvizur vendi më afër realizimit të aspiratave të tij demokratike. Ne e mirëpresim kandidaturën e Christian Schmidt si Përfaqësues i Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kurti: Zyrtarët e korruptuar piskasin “Amelika, Amelika”

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen, ku ministrat në…

Monitorim ndërkombëtar i rasteve gjyqësore! A do të merret BE-ja me rastin e Kumanovës?

“Aksioni 2021” që po promovohet nga Qeveria, në pjesën e gjyqësorit parasheh…

Zelenski: Duhet kujdes për të mos i treguar taktikat ushtarake Moskës

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha se ishte mirënjohës ndaj Presidentit amerikan…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

ASh-AAA i dërgon prokurorisë hulumtimin e IRL për “Titanikun” në Çair

Aleanca për Shqiptarët deri tek Prokuroria Themelore Shkup, ka dorëzuar video materialin…