Përveç mbi 12 mijë ushtarëve të vrarë, Ukraina thotë se kanë bërë shkatërrimin e 77 aeroplanëve dhe 90 helikopterëve të ushtrisë së Rusisë.

Ndërkohë, po sipas të dhënave të shtetit tanimë të goditur nga agresioni rus, ata kanë shkatërruar edhe 389 tanke ruse, si dhe 150 njësi artilerike.

Por të pa goditura nga ushtria ukrainase nuk kanë mbetur as sistemet raketore ruse, automjetet e blinduara dhe pjesë të tjera të artilerisë ruse.

Sipas autoriteteve ukrainase, bëhet fjalë për të dhëna të mbledhura që tregojnë për humbjet në ushtarë dhe dëmet në artileri të shkaktuara deri më 14 mars, që ata i kanë shkaktuar ushtrisë ruse.

Ndryshe, edhe në ditën e 19-të, ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus.

Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve.

Por kjo nuk ka ulur moralin e tyre, përkundrazi. E përveç moralit ata kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.

E gjitha erdhi pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin më 24 shkurt urdhëroi operacionet ushtarake në këtë shtet evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë flet për “Open Balkan”: Ju tregoj pse rajoni do të mbetet akoma i trazuar

Në një intervistë për Zërin e Amerikës deputeti shqiptar në Parlamentin e…

Shaip Kamberi: Vetëm ShBA-ja mund ta detyrojë Serbinë të njohë Kosovën

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë temë diskutimi për shqiptarët…

Në fjalimin vjetor, Trump pritet të bëj thirrje për unitet

Në fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit, presidenti i SHBA-së, Donald Trump,…

66% e francezëve bojkotojnë zgjedhjet rajonale

Partitë e Macron e Le Pen marrin rezultate minimale larg parashikimit Si…

Pentagoni po ndjek raketën kineze që po kthehet në tokë – me shpejtësi 300 mijë km/h – në mënyrë të pakontrolluar

Pentagoni ka thënë se po ndjek një pjesë të një rakete kineze…