Të panumërta ishin automjetet me qytetarë të Kosovës qe kanë udhëtuar drejt Shqipërisë këtë të shtunë.

Procedurat lehtësuese te miratuara në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive po zbatohen në kufi duke shmangur kontrollet.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, e ka cilësuar si lajm te mire këtë protokoll e që ka dhënë efektet e menjëhershme në shtim të fluksit te qytetarëve drejt Shqipërisë.

“Janë orët pik të mëngjesit që lëvizjet janë shumë të mëdha dhe aktualisht nuk kemi asnjë makinë në pritje. Kjo do të thotë se më tepër njerëz lëvizin pa kontrolle. Kjo është një fazë eksperimentale. Të shikojmë sesi do të ecë më vonë”, tha Minxhozi.

E njëjta procedurë po zbatohet edhe ne Piken Kufitare te Shishtavecit si një tjetër korridor i rëndësishëm mes Shqipërisë e Kosovës.

Aplikimi i protokollit për liberalizimim e lëvizjes në dy anët e kufirit, ka efektet e tij përgjatë fundjavave të sezonit veror qershor 30 shtator por edhe festave zyrtare e kombëtare të dy shteteve shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

ASH-ja kërkon dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se rritja e vazhdueshme e numrit të të…

Jashari, Osmanit: Falemnderit presidente për nderin dhe respektin ndaj UÇK-së

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka falënderuar Presidenten Vjosa…

INTERPOL-i konfiskon 17,000 teste false të koronavirusit

Agjencia Ndërkombëtare e Policisë, INTERPOL, njoftoi se ka konfiskuar 17,000 teste false…

Cilat kompani prodhojnë më së shumti armë në botë?

Në vitin 2019, shitja e armëve dhe kërkesa për shërbime ushtarake kanë…

Po transportonin 14 emigrantë me “Audi”! Arrestohen dy të rinj nga rrethi i Shkupit

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht…