Një numër i madh i protestuesve janë mbledhur ne qytetin verior të Italisë, Milano, për të protestuar kundër racizmit. Organizatorët e protestës kanë thënë se në të kanë marrë pjesë rreth 200 mijë njerëz.

Protesta u mbajt në rajonin e Lombardisë, ku partia populiste “Lidhja” ka mbështetje të fuqishme. Aktivistët që morën pjesë në këtë tubim thanë se qeveria po e nxit frikën dhe urrejtjen për t’i thelluar ndasitë.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri italian dhe kryetari i partisë “Lidhja”, Matteo Salvini, thotë se politikat e reja qeveritare për imigracionin do ta bëjnë Italinë shtet më të sigurt.

Në shtator të vitit të kaluar, qeveria e kishte miratuar një rregullore që e bën më të lehtë deportimin e imigrantëve dhe heqjen e shtetësisë së tyre në rastet kur ata kryejnë krime serioze.

Që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale, Italia është përpjekur t’i mbyllë portet për anijet me imigrantë që kalojnë përmes Detit Mesdhe.

Protestuesit marshuan në rrugët e Milanos me parullën “Njerëzit në rend të parë”, ndërsa organizatorët thanë se diversiteti i popullsisë është thesar kulturor.

“Ne duam që Italia dhe Evropa t’i ndryshojnë politikat dhe t’i vendosin njerëzit në qendër”, tha një protestues, shkruan “BBC”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Këshilli Evropian synon të arrijë marrëveshje politike për embargon e naftës ruse

Këshilli Evropian synon të arrijë një marrëveshje politike për një embargo ndaj…

OKB: Mbi 12 milionë njerëz të bllokuar në zonat e luftimeve në Ukrainë

Agjencia për Migracion e Kombeve të Bashkuara tha të premten se rreth…

Përshpejton shërimin nga Covid-19, Britania gati për të trajtuar të sëmurët me gjakun e të mbijetuarve

Britania e Madhe po përgatitet që të përdorë gjakun e të shëruarve…

Gjermania do t’i dhurojë tanke ukrainasve që as uji nuk do të mund t’i ndalë

Ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht ka vendosur t’u dorëzojë forcave ukrainase…

‘Deutsche Welle’ e Gjermanisë censuron raportimin kritik të Izraelit

Bordi editorial i DW-së në një udhëzues të ri raportimi dërguar stafit…