Mbi pesë mijë kriminelë janë falur pasi kanë përfunduar kontratat e tyre për të luftuar në Ukrainë, tha të shtunën Yevgeny Prigozhin.

Grupi mercenarë Wagner, i përbërë fillimisht nga veteranë të forcave të armatosura ruse, mori një rol shumë më të spikatur në luftën e Ukrainës pasi ushtria ruse pësoi një seri humbjesh vitin e kaluar.

Prigozhin rekrutoi mijëra burra nga burgjet, duke u ofruar atyre mundësinë e lirisë në këmbim të shërbimit në disa nga betejat më të rrezikshme në Ukrainë.

“Për momentin, më shumë se 5,000 njerëz janë falur pas përfundimit të kontratave të tyre me Wagnerin”, tha aleati i Vladimir Putinit.

Ai tha se vetëm 0.31 për qind e të falurëve pasi kryen shërbimet ndaj Wagnerit kishin vazhduar jetën aty ku e lanë – të kryenin krime.

Kujtojmë se njeriu i parë i grupit mercenarë rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin ka treguar në detaje se si mund të kapitullojë Rusia në Ukrainë.

Ai ishte aq i sigurt për këtë saqë para kamerave ka shfaqur një hartë, ku ka shpjeguar se si do të sulmonte ushtria ukrainase, raporton skynews.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kryeministri Kurti udhëton në Spanjë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Spanjë.…

Qindra të arrestuar për korrupsion në Arabinë Saudite

Në kuadër të gjykimeve për korrupsion në Arabinë Saudite u arrestuan 207…

Thaçi në spital nga veshkët

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përfundoi trajtimin mjekësor në Klinikën Urologjike dhe…

Stoltenberg do të jetë pjesë e Forumit Ekonomik Botëror në Davos

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të marrë pjesë në…

ASH: Vendimi për 27 prillin, dëshmoi lidhjen e dy regjimeve

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se çdo shkelje e ligjit e veçanërisht veprat…