Afër 13,000 civilë ukrainas janë evakuuar përmes korridoreve humanitare gjatë të shtunës, dhe zëvendëskryeministrja e Ukrainës.

Ky numër i të evakuuarve është pothuajse dyfish më i lartë krahasuar me një ditë më parë. Përmes një mesazhi të postuar online, zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk tha sende askush nuk ka arritur të largohet nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.

Ajo fajësoi forcat ruse për mosevakuimin e banorëve të këtij qyteti në jug të Ukrainës. Më herët, Moska akuzoi forcat ukrainase se me qëllim nuk po lejojnë që qytetarët e Mariupolit të evakuohen.

Autoritetet lokale të Mariupolit kanë thënë se një konvoj me ndihma humanitare dhe autobusë për të evakuuar qytetarët është nisur nga Zaporizhja rreth tetë orë më parë, por ende nuk kanë informacione se ku gjendet aktualisht ky konvoj.

Njoftimi për evakuimin e 13,000 civilëve vjen në ditën kur në disa qytete ukrainase po zhvillohet luftime të ashpra, përfshirë edhe periferinë e Kievit dhe të Mariupolit.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Kievi vazhdimisht e ka akuzuar Moskën se nuk po respekton marrëveshjet për evakuimin e civilëve dhe po sulmon caqet civile.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

H. Afrim ef. Tahiri: Stabiliteti i BFI-së dhe i myslimanëve të vendit varet nga kthimi në Kushtetutshmërinë e Institucionit

Në vazhdën e takimeve me faktorë të rëndësishëm të vendit që mund…

Maqedonia e Veriut në gjendje të jashtzakonshme

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski para pak minutash para selisë së Presidencës,…

Kurti fton në takime tre liderët e partive opozitare gjatë javës së ardhshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot u ka dërguar ftesë për takime…

Nga i nxehti ekstrem në stuhi: : Rrufeja vret atleten, gruaja vdes në makinë

Pas një jave me temperatura ekstreme, në Itali është rikthyer moti i…

90 persona që dyshohet se u helmuan në Deçan u trajtuan në Spitalin e Pejës, 62 nga ta fëmijë

Që nga e shtuna 90 persona të cilët dyshohet që u helmuan…