Shkruan: Muhamet Kelmendi /

Emigrimi është sëmundja më e rëndë në Shqipëri, në Kosovë, në viset shqiptare në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi dhe në Luginën e Preshevës. Në fakt këtej është rrezikuar qenia shqiptare në Luginën e Preshevës, në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi. Në këto vende pothuajse kemi humbje të madhe të territoreve dhe nëse kështu shkon, brenda një decenie, nuk do të ketë më shqiptarë. Kudo në këto vende po veprojnë masat që po ndikojnë shumë që vendasit (shqiptarët) të dënohen.

Kryesisht është gjendja ekonomike e sociale, përkatësisht papunësia dhe pasiguria familjare për të ardhmen, faktori kryesor i ikjes nga vendlindja. Përveç kësaj, është edhe presioni politik, si në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoninë e Veriut e në Mal të Zi. Në këto vende kemi shumë presione. Shumë janë arrestuar dhe dënuar. Policia sillet në mënyrë kriminale me shqiptarët etj. Këtej kemi shumë territore historike shqiptare të humbura. Si psh. Medvegja, Plava e Gucia, Rozhaja e Sanxhaku.

Edhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kështu është gjendja. Prespa, Shkupi dhe Kumanova janë duke humbur tërësisht. Në Shqipëri dhe në Kosovë ka ndikim pabarazia dhe shfrytëzimi i egër i masave shqiptare nga matrapazët politike e ekonomik të vendit. Shtetet tona nuk po e rregullojnë sektorin privat. Aty kemi shfrytëzime skllavëruese. Pagat janë të ulëta. Nuk ka mbrojtje në punë dhe as sigurime pensionale e invalidore. Shëndetësia është tërësisht e lënë pas dore. Veç kësaj kemi papunësi të madhe. Ajo shkon nga 30 deri ne 45% të popullsisë aktive për punë. Këto masa të të papunëve po emigrojnë jashtë vendit për punë. Mendohet se legalisht dhe jo legalisht mbi 1 milionë shqiptar të Kosovës dhe të Shqipërisë janë nëpër Evropë. Emigrimi po bëhet edhe me kontrata të punës. Motrat medicinale, mjekët, inxhinierët, kuadri përkujdesjes dhe thjeshtë i aftë për punë po emigron.

Me kontrata po vendosen në Gjermani etj. Fshatrat shqiptare po boshatisen. Shumë kanë ikur edhe nga qytetet tona. E në anën tjetër, kemi pasurimin e një kategorie të gjyqtarëve dhe prokurorëve, policëve e të administratorëve, të politikanëve qendror dhe lokal dhe të matrapazëve e tregtareve të pander gjëshëm në sektorin privat. Këta janë ndarë nga masat e gjëra dhe po i skllavërojnë ato me të madhe. Eksploatimi është i ashpër. Të drejtat e tyre shkelen rëndë.

Masat e tilla kanë ndikuar që qytetarët të ikin jashtë vendit. As në Shqipëri dhe as në Kosovë qe 30 vjet popullsia nuk po rritet. Ajo po shkon duke u pakësuar në masë. Të gjitha këto masa kanë zvogëluar popullsinë tonë. Priten vazhdime edhe më dramatike. Kjo për faktin se nuk ka masa shëruese në këto dy vende. Ndërsa, jashtë dy shteteve tona, në Luginë, në Mal të Zi e në Maqedoninë e Veriut, veç kemi sllavizim të ashpër. Kosova dhe Shqipëria duhet të punojmë në disa drejtime.

1.Në nxjerrjen e Ligjit për të ardhura personale minimale në 450 Euro në muaj, sidomos në sektorin privat.

2. Në nxjerrjen e Ligjit për sigurime shëndetësore dhe pensionale e invalidore në dy sektorët.

3. Në përmirësimin e klimës politike dhe në rritjen e kuadrit profesional në punë.

4. Në nxjerrjen e Ligjit për VETTING. 6. Në rritjen e përgjegjësisë penale për krimet e kriminelët dhe të korruptuarave në vend. Janë këto disa çështje që duhet të rregullohen në mënyrë që çështja të fillon së mbari. Krejt tjetër është çështja në Luginën e Preshevës , në Maqedoninë e Veriut e në Mal të Zi. Atje masat shqiptare po goditen ashpër.

Po shndërrohen në mysliman dhe në sllav. Këtu dhe për këto vende kanë përgjegjësi dy shtetet tona. As Shqipëria dhe as Kosova nuk po interesohen për këto vende. Ndihma atje duhet të jetë ekonomike, kulturore, në arsim dhe në politikë. Ne shtetet e tilla ku janë shqiptarët kërkohet të intervenohet zyrtarisht dhe të ndalet diskriminimi. Masë e vetme është reciprociteti në raport me Serbinë, Malin e Zi e me Maqedoninë e Veriut. Me këto masa ruhet popullsia vendase dhe historike në këto territore shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…