Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në Tiranë muajin e tetorit po e kalon me aktivitete të shumta, të cilat në qendër të vëmendjes kanë librin dhe krijuesin. Natyrisht, një aktivitet i tillë duhet përkrahur dhe përshëndetur, sepse është në vazhdën e përpjekjeve të gjithanshme për ta kultivuar dashurinë për librin, por edhe për t’i mësuar përvojat e atyre që mision kanë shkrimin, për t’i dëgjuar pikëpamjet e tyre rreth fenomene letrare e kështu me radhë. Pra, në Tiranë kemi një muaj që po kalon edhe në shenjë të librit dhe autorit.
Por, si po kalon ky tetor midis shqiptarëve në Prishtinë e Shkup?
Fatkeqësisht, nuk është muaji i librit, por muaji i fushatave për zgjedhjet lokale që do të mbahen njëkohësisht, si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut, fushata këto që kanë një karakteristikë të përbashkët: premtime, premtime dhe vetëm premtime!
Po edhe sikur të mos mbaheshin këto aktivitete, është pak e besueshme se do të kishim një muaj me aktivitete kulturore, si në Prishtinë ashtu edhe Shkup. Edhe nëse do të ndodhte diçka, më shumë do të ishte e rastësishme, për të mos thënë aksidentale.
Nuk do të gabonim nëse themi se kjo mbase është edhe pasojë e politizimit të skajshëm (sidomos në Maqedoninë e Veriut) të institucioneve kulturore e arsimore. Gjithsesi nuk do të gabojmë nëse themi se kjo është edhe pasojë e grupimeve të ndryshme në baza partiake e provinciale, të cila janë bërë dukshëm frenues të aktiviteteve kulturore, përfshi edhe trajtimin e librit ashtu siç vërtet e meriton.
Në Maqedoninë e Veriut kemi tre universitete shqiptare, kemi një Katedër të Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare në kuadër të Universitetit “Qirili dhe Metodi”, kemi një Fakultet Pedagogjik, por edhe disa fakultete private, por ja që nuk kemi asnjë aktivitet kulturor që do ta tërhiqte vëmendjen e opinionit. Ose, a e dinë shqiptarët, përkatësisht studentët shqiptarë se në Bibliotekën Universitare të Shkupit këtyre ditëve po mbahet një panair libri, ku prezent është edhe libri shqip. Nuk e dinë, sepse jo që mungon interesimi, por mungon edhe informimi.
Tetori po karakterizohet me ndryshim të motit, por jo edhe me ndryshim të gjendjes shpirtërore të shqiptarëve, sidomos të atyre në Maqedoninë e Veriut, e cila vazhdon të vegjetojë në një varfëri të skajshme. /HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Mbi origjinën ilire të gjuhës shqipe

Kumtesa e mbajtur në vitin 1982 në Beograd nga dr. Idriz Ajeti,…

Shqiptari Fetah Efendiu sipas dokumenteve të UDB-ës jugosllave

Pas vdekjes së Ataullah Hoxhës (dhjetor të vitit 1946), për udhëheqës të…

Mohamed Salmawy: Një film për mbretin shqiptar të Egjiptit, Mohamed Ali

Më shumë se 3 shekuj më parë, një familje nga Zëmblaku i…

Biografi për të famshmin Ali Pashë Tepelena

Nga Aurenc Bebja/ “La Quotidienne” ka botuar, të shtunën e 29 nëntorit…

Përshkrimi i udhëtimit të udhëpërshkruesit të njohur gjerman: Johann Georg von Hahn gjatë vitit 1858, nëpër trevat shqiptare të Leskocit

Serbët e shkruajnë se Hahn, kishte shprehur shumë interesim për ti vizituar…