Përkundër mungesave të shumta të natyrave të ndryshme, për një gjë nuk mund të ankohemi: nuk na mungon poezia. Përkundrazi, e kemi me bollëk dhe prezent gjithandej.
Shumësia e atyre që shkruajnë vargje ndonjëherë edhe brengos, sepse tashmë është e qartë se në këtë segment sasia e dominon bindshëm cilësinë.
Ndonëse herë – herë lexojmë poezi që mund të mbajnë epitetin antologjike, megjithatë dominojnë ato që gjithçka mund të jenë, por jo edhe poezi.
Ajo që brengos ka të bëjë me faktin se shumë poezi që bëhen publike, në veçanti ato në facebook, kanë elemente të plagjiaturës, të kombinimit të vargjeve të ndryshme “të huazuara” nga autorë të shumtë, sidomos të huaj, por të cilat poezi, çuditërisht, marrin me qindra e qindra jo vetëm pëlqime, por edhe komente më shumë se pozitive.
Kjo që e themi është fare e dukshme, por të gjithë heshtim përpara kësaj dukurie shumë të dëmshme, siç heshtim (edhe institucionalisht) për mungesën e kritereve më elementare të botimit të një libri.
Jo vetëm që kemi shumë “shkrimtarë” e pak shkrimtarë, por kemi edhe shumë shtëpi botuese, të cilat, pos për përfitimin material, nuk mbajnë llogari për asgjë tjetër, as për plagjiaturën dhe format tjera të hajnisë së atyre që me krenari e vënë emrin aty ku fillon turpi.
Ilaçi i hajnisë në letërsi është vetëm denoncimi publik, por me argumente të qëndrueshme. Ndryshe, do të kemi një mish – mash të vërtetë dhe deformim të shijes estetike.
Kanë thënë se “poezia është një kombinim i zemrës me mendjen”. Prandaj, mos ta njollosim këtë kombinim, duke e bërë karikaturë të shëmtuar…

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut u duhen institucionet kulturore nacionale

Letër nga Shkupi Rasti i tenorit shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj,…

Hejza: SOT AS SHKRIMTARËT NUK LEXOJNË

Sot ndodh që në promovime librash, folësit të flasin për veprën pa…

A po imponohet pisllëku si vlerë kulturore!?

Në hapësirat tona etnike vegjetojnë edhe “kulturologë” të atillë sa angazhimin për…

JEMI NË QORRSOKAKUN E VLERAVE TË MUNGUARA

Me Zaim Elezin, piktor Zaim Elezi, një nga piktorët tanë më të…

Letërsi drekash e darkash..!

Midis nesh Asgjë nuk është si dukur. Asgjë. As manifestimet e ndryshme…