Përderisa shqiptarët mbajnë debate të ndryshme për kulturën, si tërësi e arritjeve të një populli në fushën e prodhimit dhe në zhvillimin shoqëror e mendor, megjithatë në këtë drejtim ngecjet janë evidente. Në fakt, shqiptarëve u mungon edhe ajo që është pjesë e pandashme e përditshmërisë, u mungon, ndër të tjera, edhe kultura e banimit, sidomos në objektet e quajtura ndërtesa, ku banimi merr dimensionin e bashkësisë, i cili dimension kërkon, mbi të gjitha, sjellje qytetëruese. Edhe sot e kësaj dite në ndërtesat me shumicë shqiptare, nga katet e larta, pa fije turpi, hidhen qeset e mbushura me plehra. Ose, së fundi, është bërë “trend” që plehrat të lihen në ashensor dhe shtypet butoni që çon në katin e poshtëm, kurse autori i këtij krimi mbetet anonim. Të mos flasim për korridoret e shndërruara në depo me materiale të ndryshme, përfshi edhe bidonët me turshi dhe shumë anomali tjera, të cilat dëshmojnë për mungesën e madhe të kulturës së banimit, që krijon një pasqyrë tejet të shëmtuar. Kjo tregon se gjendja shpirtërore, morale dhe religjioze e shqiptarëve akoma nuk është liruar nga ndryshku i prapambetjes. Mungesa e kulturës së banimit është e lidhur ngushtë me mungesën e edukatës familjare, përkatësisht mungesën e cilësive shpirtërore, mendore, fizike, morale, estetike, mungesën e shprehive për të manifestuar sjellje qytetëruese. Kur kjo na mungon, atëherë çdo debat tjetër për kulturën është thjeshtë debat i kotë…/HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Teatralja e jetës teatrore

Midis nesh Këto ditë u publikua edhe Programi vjetor i Ministrisë për…

Këshilli drejtues në rolin e marionetës

Midis nesh Një prej organeve më të rëndësishme të teatrit, pa dyshim…

“Kur e ha pazari pse jo…”

Midis nesh Kritiku i artit, Mexhit Prençi në një analizë për kritikën,…