Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, e ka akuzuar Qeverinë dhe presidentin Stevo Pendarovski, se e kanë ndarë popullin sa i përket ngjarjeve të fundit në Ukrainë.

Mickoski tha se ditëve të fundit Pendarovski dhe LSDM me sjellje të papërgjegjshme, publikisht kanë numëruar kush ka qenë për Rusinë e kush për Ukrainën, duke shtuar se një pjesë të madhe të popullit maqedonase e kanë shpallur pro-rus.

“Ndarja e këtillë “Ukrainë-Rusi” që ia bëjnë popullit bëhet vetëm kur kanë interesa të ngushtë politike dhe partiake, por jo edhe kur bëhet fjalë për tenderë ose blerje nga kompanitë që janë në listë të zezë nga aleatët tanë”, tha Mickoski.

Mickoski shtoi se kjo ndarje e popullit nënkupton futjen e përçarjes shtesë në shoqëri.

“Por çfarë të presësh nga njerëzit që nuk e kanë tejkaluar veten për të bashkuar popullin maqedonas në arritjen e një konsensusi për këtë çështje me Bullgarinë, dhe jo për Ukrainën, ku ata e shohin krijimin e përçarjeve si një operacion të rregullt për të cilin janë krenarë”, the mes tjerash Mickoski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Shaqir Fetai i zhgënjyer nga Hallk Banka

Derisa po kënaqej nëpër Zvicër, Shaqir Fetait i erdhi një ftesë nga…

Nis dezinfektimi i plazheve

Protokoll anti-Covid për sezonin veror Nis dezinfektimi i plazheve për një sezon…

BDI-LSDM refuzojnë amendamentet e ASH-së për rritjen e pagave

Deputetët e BDI-së dhe LSDM-së janë shprehur kundër rritjes së pagave në…

Pas heqjes së kufizimeve, Suedia heq edhe testimin për COVID-19

Suedia ka ndalur testimin në shkallë të gjerë për COVID-19 edhe te…

Serbia forcon bashkëpunimin me Rusinë, akuzohet për destabilizimin e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar për një dërgesë të re…